Veprimtaria atdhetare e Qemal Skënderit, kundër pushtuesit serbo-sllav, për çlirimin e atdheut

Kultura

Veprimtaria atdhetare e Qemal Skënderit, kundër pushtuesit serbo-sllav, për çlirimin e atdheut

Nga: Sami Arifi Më: 23 janar 2025 Në ora: 19:55
Atdhetari Qemal Skënderi (1922-1995)

Qemal Skënderi u lind, më 22 shkurt 1922, në Shkup, ai mësimet e para i ndoqi në moshën fare i ri, te hoxha. Qemali që në moshën kur ishte 12-të vjeçar u bë Hafëz. Atdhetari Qemal Skënderi rrjedhte nga një familje me tradida kombëtare, prandaj, ai ishte bërë politikan, organizator dhe udhëheqës për kauzën e madhe kombëtare. Mbiemri i Qemalit në dokumente figuron Iskënder.

Me formimin e Komitetit të Lëvizjes Nacional Demokratike në Shkup, Qemali ishte ndër të parët për organizimin dhe veprimin e kësaj organizate politike. Qemal Skënderi u njoh me patriotin e madh, me Azem Maranën, që në atë kohë punonte mësues në qytetin e Tetovës.

Qenali ishte pjesëmarrës në Kongresin e Kopilaçës, ai ishte edhe organizator kryesor i Kongresit të Dytë që ishte mbajtur në Shkup në shtëpinë e tij, dhe në këtë Kongres u zgjodh nënkryetar i KQ të LNDSH-së në Shkup, ai kishte merita për organizimin edhe të Kongresit të Blinajës, por që ai nuk mundi të merrte pjesës në këtë Kongres si delegat i Komitetit Qêndror, meqë pak ditë para mbajtjes së Kongresit u kap nga OZNA si shumica e anëtarëve të KQ të LNDSH në Shkup.

Qemal Skënderi ishte para procesit gjyqësor në Shkup prej 26 janarit deri më 4 shkurt të vitit 1947, ai me aktgjykimin e 7 shkurtit, të po këtij viti, u dënua me vdekje/ pushkatim, por, më vonë dënimini shndërrua në 20 vite burg të rëndë.

Atdhetari Qemal Skënderi doli nga burgu në vitin 1961.

Atdhetari Qemal Skënderi  ndërroi jetë në vitin 1995. Lavdi jetës dhe veprës së atdhetarit, Qemal Skënderit, dhe të gjthë atyre që dhanë për lirinë e atdheut..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat