Qohu rini!

Kultura

Qohu rini!

Nga: Adem Bytyqi Më: 24 janar 2025 Në ora: 17:50
Adem Bytyqi

Mos rri duar kryq

tregoju qytetarëve

se cila parti meriton

për ta udhëhequr Kosovën!

Rini, nderi Kosovës

qytetarët presin me padurim

propozimin tuaj 

n'mënyrë

që mos t'iu besohet 

qeverisja e vendit

partive t'cilat

e kanë vjedhur Kosovën .

Rini, drita e së ardhmes së Kosovës

mos hesht 

por ngritni zërin 

ftoni qytetarët e Kosovës

mos i votoni ato parti 

që i falën Malit Zi,

aq shumë territor t'Kosovës

Rini, e ardhmja e Kosovës

mos lejoni 

për të ardhur n'pushtet

ata politikanë

që për poste dhe pasuri personale

Iu falin shteteve fqinje

tokë t'Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat