13 nominime për çmim Oscar, por merr kritika të tmerrshme/Filmi i njohur nuk po pritet aspak mirë...

Kultura

13 nominime për çmim Oscar, por merr kritika të tmerrshme/Filmi i njohur nuk po pritet aspak mirë...

Më: 24 janar 2025 Në ora: 21:46
Filmi meksikan “Emilia Pérez”

Filmi meksikan “Emilia Pérez” ka marrë kritika të ashpra pas marrjes së 13 nominimeve për çmimet Oscar, duke u cilësuar nga disa si një nga filmat më të dobët që ka arritur kaq shumë vlerësime. Megjithëse thrilleri muzikor i Netflix u vlerësua për performancat e aktorëve si Adriana Paz, Selena Gomez, Zoe Saldana dhe Karla Sofia Gascon, të cilat përfshinë histori të rëndësishme, përfshirë nominimin e parë të një aktoreje trans në kategorinë e “aktorëve më të mirë”, shumë shikues shprehën zhgënjim për filmin.

Pasi u shpallën nominimet, reagimet negative në rrjetet sociale ishin të shumta. Disa përdorues shprehën habinë për përfshirjen e filmit në kategori si “Filmi më i mirë” dhe “Kinematografia më e mirë”, duke e cilësuar atë si “më të keqin që kanë marrë ndonjëherë këto nominime”.

Kritikat u përqendruan sidomos te disa këngë të filmit, të cilat dukeshin si përkthime të dobëta, dhe u theksua se, pavarësisht performancave të shquara të aktorëve, filmi nuk meritonte të kishte kaq shumë vlerësime.

Megjithatë, pas shpalljes së nominimeve, mbetet ende e paqartë nëse “Emilia Pérez” është një sukses i vërtetë apo thjesht një film i mbështetur nga një marketing agresiv dhe lëvdata të diskutueshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat