Sekreti i hithit

Kultura

Sekreti i hithit

Nga: Sevdail Hyseni Më: 25 janar 2025 Në ora: 09:36
Sevdail Hyseni

Një fshatar punëtor i mbarë,
Nuk e kishte lopën me barrë,
Merr rrugë në fshatin tjetër,
Për ta gjetur bikun mjeshtër.

Gjatë rrugës sheh një plakë,
Tek punonte me fort merak.
– Punë të mbarë, moj Loke,
Ku e ka shtëpinë lala Çoke?

I thot plaka me zërin e urtë,
Matanë bregut tek ajo skutë.
Fshatari shkoi t’kërkoj nder,
Por, lalë Çoke ia priti prerë:

– Bikun nuk e kam tip-top,
Sot ka pasur një tjetër lopë.
Pas dy ditësh hajde përsëri,
Ndoshta atëherë je nafakli!

Kthehet fshatari pa dëshirë
Plaka e pyeti: – Çka ke bir?
– Biku i Çokes s’kish’ takat,
Dhe më tha të pres më gjatë.

Plaka e këshillon me përvojë:
– Merr ca hitha le t’i provojë.
Kur ia fërkoni, topet bikut,
E bënë punën e automatikut!

Kthen fshatari kërkon qare,

Po, lalë Çoke s’ ja var fare:

– Të thash biku s’është mirë,

Është i lodhur, rri veç shtrirë.


 

– Prit, mor Çoke, mos u ngut,
Kam këshilla nga plakë e urtë.
Një gusht hithra, bëjnë çudira,
Kthehet biku për punë të mira!

Me tu kthyer e gjen në bahçe,
E uron plakën e puth në faqe!
–Me ty e dashur jemi me fat,
Paçi shëndet e jetë të gjatë!

Një porosi, loke, mos harro,
Këshillën grave, mos u trego!
Se për ndryshe, bëhemi horë,
Veç me hithra, rrinë në dorë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat