Mbi politikat pushtuese serbe

Kultura

Mbi politikat pushtuese serbe

Nga: Dedë Preqi Më: 25 janar 2025 Në ora: 13:48
Dedë Preqi

Agim Dedaj, me profesion është arkitekt i ndërtimtarisë, por është edhe autor i disa librave me poezi për të rritur dhe tani vjen me një libër të ri historik, duke depërtuar edhe më largë, pasi autori ka edhe një pesimizëm të drejtë, duke alarmuar ndaj padrejtësive dhe ideologjisë raciste e shofeniste serbo-sllave kundër popullit shqiptar.

Nga gjithë ajo tërësi e rrjedhojve të deritanishme, që është thënë dhe rrëfyer e shkruar lidhur me këto periudha të errëta historike të shkombtarizimit të shqiptarëve, ndoshta do të kemi përsëri një boshllëk të analizave dhe fakteve që nuk kanë limit të rrëfimit dhe shpjegimit mbi të bëmat e krimit serb të vazhdueshëm deri te gjenocidi ndaj tyre.

Prandaj, autori me plot të drejtë e merr guximin dhe shfaq një lloj force me shpirtin krijues, duke dhënë një vepër të tillë me analiza të thella dhe të qarta që shërbehet mbi bazën e fakteve dhe dokumenteve reale, se çka sjellën ato plane dhe programe serbe-jugosllave, të cilat metoda dhe praktika u zbatuan me dëbime, masakra dhe gjakderdhje mbi popullatën e pafajshme shqiptare.

Duke bërë një vështrim kritik të librit më të ri të autorit Agim Dedaj, «Mbi politikat pushtuese serbe» vërejmë se autori i çaset një përkushtimi dhe analize serioze rreth një çështje të hidhur historike, që ka përjetuar populli shqiptar, ku autori depërton thellë, duke plotësuar dhe informuar opinionin shqiptar dhe më gjerë se, mbi të gjitha këto të bëma kriminale dhe gjenocidiale qëndronte «hallka» e lidhur dhe e planifikuar e djallëzisë serbe, për shfarosjen e shqiptarëve.

Sipas autorit Dedaj, në këtë analizë merren vetëm disa nga programet e protagonistave kryesor të ideologëve racistë dhe fashistë serb, siq ishte Ilija Garashanini, Vasa Qubriloviqi, Ivo Andriqi, Josip Broz Tito, Nikolla Pashiqi, Aleksandër Rankoviqi, dhe shumë të tjerë, deri te kryekrimineli Sllobodan Millosheviqi, dhe të tjerë të këtij lloji, që hartuan plane dhe programet e tyre, duke përdorë dhunën dhe masakrimin e shqiptarëve deri te shfarosja e këtij kombi.

Është e pa mohueshme se konceptit racistë serbë iu bashkua dhe e ndihmon në çdo rrethanë Kisha Ortodokse serbe, e cila ka qenë hambari kryesor i nacionalizmit serb, ku lidhja në mes kishës dhe shtetit, daton që nga viti 1219, kur themelohet Kisha Serbe me themeluesin e saj shën Sava, i biri i Stefan Nemanjës, si një familje e gjerë sundimtarësh serb, duke u shpallur edhe si familje e shejtorëve, që gjatë mbretërisë së tyre kishte edhe mospajtime dhe intriga në mes vete, duke e çorruar njëri-tjetrin për të ardhur në fron.

Dhe fatkeqësia më e madhe e një shoqërie të tillë raciste dhe gjakpirëse, që ka dëshmuar mbi të bëmat e saj në format më ç’njerëzore ndaj popullit shqiptarë, që njeh njerëzimi mbas Luftës së Dytë Botërore, përmbajtja e këtyre programeve fshehet akoma dhe vërehet përkushtimi i tyre tek autorët fundit, që janë në krye të udhëheqjes serbe, siq është krimineli Aleksandër Vuçiqi, Aleksandër Vulini, Milorad Dodik dhe shumë të tjerë me politika dhe programe të tilla, me qendër në Beograd.

Autori i këtij libri Agim Dedaj, përmes këtyre analizave të qëndrueshme dhe fakteve historike mbi politikat pushtuese serbe ndaj popullatës shqiptare, nga vetëdija e të qenit përballë e një regjimi të tillë të egër serb, koncepti i lirisë qytetare e njerëzore nuk do ta lejonte sot dhe asnjëherë një profil të tillë njerëzor me fuqinë e detyrimit dhe dhunës të zhvillohet duke u nisur sëcili nga vetëvetja, duke realizuar në këtë mënyrë një ekzistencë që i përketë njeriut të lirë dhe normal në këtë botë.

Do të gaboheshim po qe se do ta mbyllim gojën dhe të mos shkruajmë dhe përkujtojmë në veçanti luften e fundit të Serbisë, në vitin 1999, ndaj popullit shqiptar në Kosovë, që kishte në planet dhe programet e saj një çëllim shfarosës dhe fshirjen e kësaj popullate nga faqja e dheut, duke pushtuar trojet e shtetit Dardan, dhe konolizimin e këtij vendi me kolon dhe ardhacakë serb dhe rusë në këto troje, por fati i këtij populli dhe i këtij vendi ishte i përcaktuar ndryshe nga vetë Zoti, në krye me SHBA-të, dhe aleatët e saj, për të jetuar të lirë dhe në shtetin e vet demokratik dhe sovran.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat