Arbër Xhaferi edhe pse tanimë i ndjerë, vazhdon akoma të frymon intelektualishtë në mesin tonë

Kultura

Arbër Xhaferi edhe pse tanimë i ndjerë, vazhdon akoma të frymon intelektualishtë në mesin tonë

Nga: Ejup Berisha Më: 25 janar 2025 Në ora: 14:13
Ejup Berisha

Për analfabetët duhet te flasin të tjerët sepse këta nuk dinë të flasin vetë për veten e tyre.Ndërsa intelektualët e realtë dhe të mirfilltë flasin vet rreth tyre dhe për vetveten. Këtyre te fundit nuk u duhen zëdhenës sepse këta zerin, idetë, dhe konceptet e tyre i bartin, i sçarojnë dhe e artikulojnë vetë në opinion.

Këtu në këtë shkrim të shkurtë fjalën e kamë për intelektualët shqiptar të kyqur ne politikë më shumë se 34 vite. Për intelektualët vetë flasin më tepër fjalët, diskutimet, debatet, platfonrmat politike si dhe punimet e tyre intelektuale rreth politikës të cilat janë zbatuar jetësuar me punë, me aktivitete dhe me vepra konkretete të cilat kanë shkaktuar pasoja të ndryshme në ambientin politik shqiptar. Edhe analfabetët flasin debatojnë dhe diskutojnë apo edhe këta me gjysëm zëri janë munduar të thonë se kanë bërë vepra, punë dhe aktivitete në politikë por këto fatkeqsishtë shumë shpesh kanë qenë vetëmse fjalë, premtime apo dhe dëshira të kota të tyre. Një realitet të tillë ne shumë gjatë kohë e kishim dhe e kemi nëpër trojet shqiptare. Për fat të keq nga politikanët analfabetë përher ka dhe do të ketë vetëmse fjalë dëshira dhe premtime të kota e jo punë, aktivitete dhe verpra të realizuara në jetën reale.

Politika shqiptare me faktin që në të kishte shumë politikan analfabetë lirishtë mund të.shpallet si tepër e vobekët e zbehtë, tejet  sipërfaqsore apo dhe shumë e parëndësishme. Një komb në të gjitha sferat e jetës  por edhe në politikë duhet të udhëhiqet nga intelektualët e jo nga analfabetët. Kombi shqiptar fatkeqsishtë udhehiqej nga individ analfabetë që fatkeqsishtë ishin në numër të madh. Nëse bëhet ndonjë krahasim mes politikanëve shqiptar në RMV deri para gjashtë muajve këtu  kishim shumë politikan analfabetë shqiptar dhe shumë pak intelektual fjalën e kamë për ata njerëz që e projektonin e konceptonin e ideonin dhe e udhëhiqnin politikën në emër dhe në interes të shqiptarëve të vendit tonë.

Nje i tillë intelektual i madh ishte tanimë i ndjeri Z. Arbër Xhaferi ndërsa politikanët e tjerë ishin ata që theksova më lartë, për ta pra duheshte të flisinin të tjerët sepse të njëjtët nuk dinin të flitnin vetë pasiqë ishin janë dhe do të mbeten përgjithmonë analfabetë. Z. Arbër Xhaferi intelektuali i madh shqiptar dje do ta festonte ditëlindjen e tij të 77. Ky pra edhe pse fatkeqsishtë nuk është fizikishtë në mesin tonë i njëjti akoma vazhdon të frymon intelektualishtë ndër ne.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat