Atdhetari Sylë Jakupi-Smira dha një kontribut të madh në arsimin shqip duke i mësuar ilegalisht nxënësve shkrim/ leximin në gjuhën amtare në Mejtep të Xhamisë së Smirës. Atdhetari Hoxhë Sylë Jakupi-Smira mori pjesë në pengimin e Reformës Agrare në Smirë që udhëhiqej nga kryeçetniku Tomicë Gojkoviqi në viteve 1936 e që vazhdoi deri te Lufta e Dytë Botërore (LDB). Hoxhë Sylë Smira mori pjesë edhe në mbrojtjen e kufirit lindor të Kosovës, kundër serbo-çetnkëve partizanë në luftë të Velegllavës dhe të Kikës, atë e pushkatuan pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (LDB) në Masakrinë e Gjilanit në vitin 1945.
Atdhetari Mulla Sylë Jakupi-Smira rrjedhë nga një famile patriotike, gjyshi dhe babai i tij morën pjesë në Kuvendin e Ferizaj më 1908, gjithashtu ata ishin pjesmarrës kundër Mbretërisë Serbe në luftërat ballkanike më 1912-1913.
Atdhetari Mulla Sylë Jakupi u lind në Ferizajt në vitin 1887, familja e tij kishte ndërruar vend që heret nga fshati Ivajë-komuna e Kaçanikut në qytetin e Ferizajt, ai rrjedhë nga një familje atdhetare. Gjyshi dhe babai i Hoxhë Jakupit morën pjesë në Kuvendin e Ferizajt në vitin 1908, kundër forcave të Perandorisë Osmane, për kërkesën e 14-të pikëshit të përpiluar nga atdhetari Hasan Prishtina, ata (gjyshi dhe babai i Sylë Jakupit) ishin pjesëmarrës në luftërat ballkanike, kundër ushtrisë serbe në vitin 1912-1913.
Pas Luftës së Parë Botërore (LPB), Sylë Jakupi ishte emruar imam i xhamisë në Smirë, smirasit ia kishin siguruar oborrin dhe ia kishin ndërtuar një shtëpi. Hoxhë Syla Jakupi e kishte mbaruar me sukses të lartë shkollën e mesme fetare të quajtur “Medah” në qytetin e Shkupit, ai dha kontribut edhe në partinë e quajtur “Xhymjeti”, parti kjo me përmbajtje fetare, meqë Mbretëria jugosllave nuk lejonte as mësimin në gjuhën shqipe e leje më partitë në frymën kombëtare shqiptare. Hoxhë Sylë Jakupi me dekret të kryesisë islame emrohet imam në Xhaminë e Smirës.
Mulla Sylë Jakupi-Smira përpos që kryente detyrën fetare, ai me një grup smiras: Rrahman Ajvazin, Nuhi Rexhepin, Nebih Zukën, Shabanin Laçin, Metush Ibrahimin, Muharrem Hasanin, Adem Dikën e të tjerë, hapën mejtepin afër Xhamisë dhe ilegalisht Hoxhë Syla i mësonte nxënësve edhe shkronjat shqipe për shkrim/ lexim në gjuhën amëtare.
Për punën arsimore që bënte Hoxhë Syla flasin ish-nxënësit e tij: Rrahman Ajvazi, Taibe Lahu, Emine Ramadani, Naime Zuka e të tjerë.
Rrahman Ajvazi, përveç që kreu Medresën në Shkup, ai merrej edhe me matjen e tokave në komunën e Vitisë dhe kështu siguronte mjete për shkollimin e fëmijëve, ku tani janë katër pensionistë nga fusha e arsimit dhe 20-të nipa e mbesa me fakultete në fusha të ndryshme profesionale deri në doktoratura.
Gjatë Reformave Agrare të Mbretërisë Jugosllave që nga vitin 1936, ku Serbia iu merrte tokat që kishin shqiptarët për kullosa të baktive, po edhe tokat private të shqiptarëve, të cilën aksion të këtyre Reformave e udhheqte kryeçetniku Tomicë Gojkoviqi, Hoxhë Syla mori pjesë për ta ndaluar këtë aksionë të Mbretërisë serbosllave, ku edhe vrasin kryeçetnikun Tomicë Gojkoviqin te vendi i quajtur Qadra. Smira pastaj rrethohet me xhandarë e ushtri të Mbretërisë jugosllave për t’u masakruar, ngjarja ishte zhvilluarë pak kohë para fillimit të Luftës së Dytë Botërore (LDB),
por falë Bejlerëve të Sllatinës që intervenuan në Shkup në Ambasadën turke alarmohet rasti edhe në Ambasadën angleze e të tjera, dhe kështu ngjarja minimizohet, por, megjithatë dy smiras u dënuan me vdekje/ pushkatim: Saban Azem Jahiu dhe Jonuz Emin Avdiu, ndërsa 38-të tjerë dënohen me dënime të rënda, ku në mes të tjerëve pati të dënuar edhe nga familja Ajvazi.
Mulla Sylë Smira kishte dhënë betimin për mbrojtjen e Kosovës në kufijt lindorë që njihet Lufta e Velegllavës më 28 qershor të vitit 1944 dhe Lufta e Kikës me 26 korrik po të këtij viti, ku ai në këto luftime mori pjesë duke e dhënë edhe betimin: “Betohem se nuk do të tradhtojë, kthim prapa s’ka, plaçkë s’ka, dhunë s’ka, në erz e namaz të armikut nuk do të prekim dhe do të luftojë deri në fund të jetës sime për lirinë e Shqipërisë së bashkuar”...
Kriminelët serbo-komunistë çetnikë, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botëror (LDB), e kishin dosjen e Mulla Sylë Jakupit-Smirës, OZNA e arreston atë dhe e masakron në masakrën që njihet në popull me emrin “Masakra e Gjilanit”, ku u pushkatua Hoxhë Sylë Jakupi-Smira së bashku me 8.000 atdhetar shqiptarë.
Lavdi jetës dhe veprës së atdhetarit Sylë Jakup-Smirës dhe të gjithë atyre që ranë për lirinë e atdheut.