A u shërbejnë faltoret shqiptarëve me simbole të huaja dhe me gjuhë predikuese të huaj?!

Kultura

A u shërbejnë faltoret shqiptarëve me simbole të huaja dhe me gjuhë predikuese të huaj?!

Nga: Sami Arifi Më: 26 janar 2025 Në ora: 21:15
Fotografuar, më 26.01.2025, Xhamia e Madhe në Ferizaj

Armiqtë e popullit shqiptar ishin, janë dhe do të mbeten ata të cilët mohojnë simbolet kombëtare, heronjtë kombëtar, mohojnë gjuhën amtare (shkollat në gjuhën shqipe që ishin shpirti i zgjimit kombëtar), dhe së fundi mohojnë egzistencën fizike të këtij populli.

Në ca faltore tona shqiptare për çudi në rrethe të minaretesë në xhami vrehen të vendosur flamuj arab, ndërsa në maje të minaretes së xhamisë simboli turk me hënë dhe ylli.

Të drejtat e faljeve dhe predikimeve në faltoret e RK-së janë të lejuara dhe të garantuara me kushtetutë, por në faltoret shqiptare ku luten te Perëndia shqiptarët, të veht flamuri i sheteteve arabe apo simboli i flamurit turk është absurditeti i kohës...në një gjuhë që fare se kupton populli ynë dhe me simbole të cilat populli nuk i njeh fare të cilit shtet janë.

Të predikohet apo falet në gjuhën që fare se kupton populli shqiptar, shembull në xhami në gjuhën arabe, apo në kishën ortodokse shqiptare në gjuhën greke apo sllave është aburidet i kohës...

Në RK-së lejohet që komunitetet, që nuk flasin gjuhën shqipe, të kenë simbolet e tyre dhe faltoret me predikim në gjuhën e tyre.

Shtrohet pyetje, çka po ndodhë me ca faltore shqiptare të besimit islam apo të besimit ortodoks, mos vallë janë të ndikuara prej shteteve që bëjnë publike simbolet e tyre, të cilat simbole për shqiptarë janë të huaja në faltoret e tyre, dhe gjuha e predikimit, faljes, është e pakuptuar për shqiptarët, sepse atë gjuhë nuk e flasin, madje nuk e kuptojë mbi 97%  të popullit shqiptar, prandaj për ta është trup i huaj në trupin e tyre...

Çka po ndodhë me klerikët e këtyre falëtoreve?!..., simbolet e huaja vendosën në faltoret tona që i kemi finansuar me djersën tonë. Uroj të hulumtohen prurjet e tyre prijsëve fetar në faltoret e cekura më lartë nga prokuroria e Kosovës.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat