Kur do të ndodhë përsëri?
Kosova të ketë udhëheqës
atdhetar, të dashur për atdhenë,
si Dr. Ibrahim Rugova, i madhi,
që mendon pa dallim për të gjithë,
qytetarët tanë, në çdo kënd të dheut.
Pas luftës, shumë ka pasur,
kryeministra, presidentë,
por asnjë si ai,
historik, i pavdekshëm,
Dr. Ibrahim Rugova,
i dashur njëjtë për shqiptarët,
pa dallim, brenda dhe jashtë Kosovës.
Ata që thonë se janë si ai,
rrejnë, me qëllim pushteti,
për t’u pasuruar,
për ta sunduar popullin, shtetin,
për t’ua vjedhur shpresat.
Mos t’ nxitohet!
Historia do të flasë,
Dr. Ibrahim Rugova,
shpëtimtari i shqiptarëve,
nga gjenocidi serb,
se bashku me miqtë e tij,
amerikanë, evropianë,
Kosovën përjetë do ta mbrojnë.