Bota e shkrimit, poeti Visar Zhiti dhe nderimi i tij në Çikago...

Kultura

Bota e shkrimit, poeti Visar Zhiti dhe nderimi i tij në Çikago...

Nga: Skender Karaqica Më: 27 janar 2025 Në ora: 06:53
Visar Zhiti

Në tovolinën  e punës, bota e shkrimit, fryma e rinisë, denimi i poezisë në  burgjet dhe, kohët  e lirikës poetike të poetit Visar Zhiti, që në manifestimin ,,Dita e Lirisë,,do të organizohet në nderim të krijimtarisë letrare...

Për poetin Visar Zhiti, poetika e veshur me metaforat  e dritës, nisin mesazhin e qartë për botën e lexuesit shqiptar e botërorë.Në Kinën e largët, në kontinentin me shumësinë e frymës njerëzore dhe të traditës së lashtë për artin e poezisë,para do kohe, atje mori udhë poezia e poetit e përkthyer në kinezishte e anglisht me titull nga metaforat e poetit,,Duke mbledhur dritat,,.

Kjo ngjarje na  gëzon ne këndej kapertinave të librit dhe bota shqiptare e poezisë, me vlerat e participimit me ato të popujve tjerë në botë. Tashti,në serinë e Librit të Poetëve Botërorë(Book Series of the World Poets,,) merr frymë lirshëm poezia shqiptare në hisën e përbotshme të letërsisë me poetin Visar Zhiti.

Poezia e botës dhe ajo shqiptare,-nënvizimi im,-sk),është dokument  dhe kthim tek vetja për tek tjetri...! Fryma poetike në rrafshin e poetikës lirika dhe burgu! Koha e shkrimit, regjimi i kohës (komunist)e pati denuar poezinë e tij dhe, tevona, trupin e tij nën masat e dhunës, të denigrimit, të poshtrimit se, poezia nuk guxon të marrë frymë shlirshëm apo të bëj përmes fjalës poetike, shenjën dalluese të dorës së fortë tatalitare, apo siç e thoshte Lasgush Poradeci,me mendjemadhësinë e tepruar të shtetit shqiptar në Tiranë!

Çdo letërsi është akt rezistence dhe siç thoshte (Shell), poetët janë ligjvënësit dhe opozitarët më të fortë kundër regjimeve në botë.

Poeti i ngulfatjes qysh në rini të fjalës poetike, Visar Zhiti, në shkrimet e tij thoshte se letërsia e mëson kohën të mos përserisë vetvetën dhe i flet së ardhmes dhe, kur një letërsi ia del mbanë, thotë poeti, ajo është me fat për veti dhe për kombin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat