Shqiptarët janë komb,
kanë gjuhën, historinë
dhe të kaluarën e lavdishme
në largësi të kohës
si asnjë komb tjetër
i rajonit dhe Evropës.
Shqiptarët nuk janë komb pa besim,
por faltoret me gjuhë
dhe simbole të huaja
nuk iu shërbejnë.
Duhet t’i kenë autentike,
të veta, ashtu
siç i kishte hero i ynë kombëtar
Gjergj Kastrioti Skënderbeu,
apo edhe paraardhësit tanë
Pellazgo-ilirë.
Po t’i referohemi
memorieve historike,
i vetmi komb në botë
që ka respektuar
të gjitha besimet e kombëve të tjera
është kombi shqiptar.
Por tani ka ardhur koha
dhe ka të drejtë
të ketë faltorët autentike
me simbolet e tyre kombëtare,
në të cilat lutën shqip,
në shërbim të ngritjes
se kombit dhe atdheut.