Dita e nesërme ende larg

Kultura

Dita e nesërme ende larg

Nga: Kalosh Ҫeliku Më: 27 janar 2025 Në ora: 15:23
Autori Kalosh Ҫeliku

Për çudi, po shoh edhe matanë dritareve në Lëmë pas porte. Edhe, atë: Hijen e Lisit midis Livadhit, që e mbolli vetë Babai, dhe e rriti me çerdhet e lejlekëve shtegëtarë përpara shtëpise në oxhak mbi çati. Gati, për çdo vit dhe pranverë me çerdhet e dallëndysheve nën çati të odave burrave kokë më kokë. Ose, te Pragu i Derës Madhe, rrëzë “Çuke” me Dy Lisat binjak te “Guri Zi”, ku nënat tona me vite i përshkonin fëmijët.

Politikanët, dhe partitë politike shqiptare në pushtet dhe opozitë, ende jenë pa Çerdhe lejlekësh në Vendlindje. Strehimore shtegëtarësh, që iknin nga Dimri Madh, dhe vinin me Pranverën. Çerdhe, që, vetë Babai ua ndërtonte shtëpitë majë lisave. Këthimin e tyre për çdo pranverë në Vendlindje. Çerdhe, majë lisave ku të lumtur ia thonin këngës.

gjysëm shekulli e patën vetëm një Parti Komuniste të “përbashkët”?! Sot, i kanë disa parti Neokomuniste shqiptare, por nuk kanë Çerdhe lejlekësh. Shtëpi të përbashkët. Atdhe. Ende, pas Partisë komuniste, nuk e shohin Pranverën, matanë dritareve në Lëmë. Nuk e shohin, as pas porte. Mos e them edhe, përtej Ditës Nesëme, matanë Gardhit rrethuar me thupra shelgu.

Prandaj, edhe gjatë kohë pavetëdije me vite do të mbyten me njëra – tjetrën si parti politike për pushtet, pasuri personale, familjare dhe partiake. Argatë besnik partiak me armik, e për armik vetëm për një përdorim gjatë fushatave parazgjedhore lokale dhe parlamentare mes vete dhe “vëllezërit” e Njerkës, duke i ndarë lugët dhe enët. E, jo pasurinë: arat, livadhet dhe malet. Qafë për qafe, ta vazhdojnë jetën me Robërinë shekullore. Natën, me Ferexhenë e zezë hedhur krahëve për në “Liri”.

Dita e Nesërme, ende Larg...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat