Bota e shkrimit, poeti Visar Zhiti dhe nderimi i tij në Çikago...

Kultura

Bota e shkrimit, poeti Visar Zhiti dhe nderimi i tij në Çikago...

Nga: Skender Karaçica Më: 27 janar 2025 Në ora: 16:20
Visar Zhiti

Në tovolinën e punës, bota e shkrimit, fryma e rinisë, dënimi i poezisë në burgjet dhe kohët e lirikës poetike të poetit Visar Zhiti, që do të organizohet në manifestimin "Dita e Lirisë" në nderim të krijimtarisë letrare.

Për poetin Visar Zhiti, poetika e veshur me metaforat e dritës nis mesazhin e qartë për botën e lexuesit shqiptar dhe botëror. Në Kinën e largët, në një kontinent me shumësinë e frymës njerëzore dhe traditës së lashtë për artin e poezisë, poezia e tij, e përkthyer në kinezisht dhe anglisht me titullin "Duke mbledhur dritat", mori udhë.

Kjo ngjarje na gëzon ne këndej, mes kapitujve të librit dhe bota shqiptare e poezisë, me vlerat e pjesëmarrjes në këtë përvojë të popujve të tjerë në botë. Tani, në serinë e "Librit të Poetëve Botërorë" (Book Series of the World Poets), poezia shqiptare merr frymë lirshëm në hisën e përbotshme të letërsisë, me poetin Visar Zhiti.

Poezia e botës dhe ajo shqiptare – nënvizimi im – është dokument dhe kthim tek vetja për tek tjetri. Fryma poetike në rrafshin e poetikës, lirikës dhe burgut! Koha e shkrimit, regjimi i kohës (komunist) e kishte dënuar poezinë e tij dhe, më vonë, trupin e tij nën masat e dhunës, të denigrimit dhe të poshtërimit. Poezia nuk guxon të marrë frymë lirshëm apo të bëjë përmes fjalës poetike shenjën dalluese të dorës së fortë totalitare, apo siç thoshte Lasgush Poradeci, me mendjemadhësinë e tepruar të shtetit shqiptar në Tiranë.

Çdo letërsi është akt rezistence dhe, siç thoshte (Shell), poetët janë ligjvënësit dhe opozitarët më të fortë kundër regjimeve në botë.

Poeti i ngulfatjes qysh në rini të fjalës poetike, Visar Zhiti, në shkrimet e tij thoshte se letërsia e mëson kohën të mos përsërisë vetveten dhe i flet së ardhmes. Kur një letërsi ia del mbanë, thotë poeti, ajo është me fat për veten dhe për kombin e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat