1.Nga NUREMBERGU te HAGA
Drejtësia ka bërë veç hapa prapa!
NUREMBERGU dënoi vetëm kriminelët hitlerianë
HAGA me kriminelët edhe ÇLIRIMTARËT TANË!
Janë marrë të pandehur ata që luftuan për liri
Kjo "llojgjykate",për mua, bën padrejtësi.
GJykatësit e HAGËs i "kam lënë në klasë"
Nda me vargje ngre zërin dhe bërtas:
Po si mund të burgosen ata që luftojnë për liri?
Kjo s'është drejtësi,por padrejtësi
Nga NUREMBERGU e deri tek HAGA
Drejtësia ka bërë veç hapa prapa.
2.Tregojnë...
Në kohën e diktaturës arrestuan një doktor
E grinë me dajak,e vunë nën terror
S'ishin hetuesë,por safixhelatë
U ankua doktorziu tek një avokat.
Doktor,- i tha avokati,- a duron dot një muaj?
Do bëj si do bëj,sado që po vuaj,
Epo ç'të them,-tha miku avokat
Durove për një muaj dhe të bëhet "tabijat"!!
3.Një lyrashi
Të shoh që ke veshur një rrobë të shtrenjtë
Ndosha do të kishin zili baronët apo lordët?
Nga mendja je"kallp",s'ke dalë nga shpërngenjtë
Portofolin të trashë dhe bërtet sa ke në kokët.
Se ke para dhe duket sikur ke zënë qiellin me dorë
Thërret e bërtet me zë të lartë
Ti je veç një vocrrakë i gjorë
Që nga goja bën pis dhe çdo gjë e përbaltë.
3.Kurrë
Kurrë nuk e dua miqësinë e pasanikëve pa djersë
Që u pasuruan si me shkopin magjik
Pasuria e tyre veç më shkakton stres
Se asnjërin prej tyre nuk e dua për mik.
Nuk jam ziliqar,pse u pasuruan
Por më mbush inat kapërdisja e tyre
Vodhën sa mundën e dhunuan
Dhe nuk e mohoj:dua fundin e tyre.
4.Për vete
Ryshfetin nuk e njoh(me kohë e kam përbuzur)
Kur tentuan të ma jepnin,se kishin hall.
Njerëzit i shoh drejt në sy,fare pa u skuqur
Vërtet mbeta i varfër,por jam krenar.
Mundësitë i pata që të vija pasuri
Se qeshë me pushtet ,mor babam!
Kurrë s'kam marrë një kacidhe nga njeri
Nuk pretendoj që i vetëm jam.
5.Një "të ligu"
Ti sikur ke në gjuhë një thumb
Këtë thumb e ngul dhe ndjen kënaqësi
Por nuk e kupton që je ti që humb
Se vetëm të liga di të bësh ti.
Nuk rri dot pa thumbuar si bletë
Se ndryshe vetja të duket si kot
Veç një gjë nuk di ti,o i shkretë!
Se,pas thumbit,bleta ngordh...