Babai pa grua

Kultura

Babai pa grua

Nga: BAJRAM ҪELIKU – BALI Më: 28 janar 2025 Në ora: 12:20
Autori BAJRAM ҪELIKU – BALI

Një familje e pasur dhe bujare nga Kërçova, mezi e lindi dhe e rriti një cucë të vetme përmall. Veç sajë: nuk kishin në as cucë e as djalë. Cuca, me vështirësitë e asaj kohe rritej dalëngadalë sipas ligjeve të Natyrës. E, prindërit ia plotësonin të gjitha kushtet dhe dëshirat asaj cuce familjare. Nuk kursenin asgjë për të si cucë përmall në familje, qoftë në veshje apo në ushqime.

U rritë cuca, e i erdhi koha për t’u martuar. Vinin shkusë nga të katër anët e Kërçovës, por prindërit e sajë përpara se të lidhet fejesa ua tregonin hujet dhe teket e bijës tyre, kushtin për fejesë. Paralajmërimin, se: ajo është një vajzë e koceketur* (lazdruar) nga prindërit për së tepërmi, dhe nëse pranojnë që t’ia plotësojnë kushtet e saja përtej mundësive familjare, fejesa mund të lidhej pa probleme. Arsyeja, mos t’i kemi Nesër.

Një ditë, erdhën shkuesit sipas zakoneve shqiptare: tri veta krahëpërkrahu, dhe thanë, se: një djalosh nga Cërvica, e pranon kushtin që të fejohet dhe martohet me vajzën me teke të lazduara përtej kufiri. Pasi të pranishmit i pranuan kushtet, u bu edhe marrëveshja familjare: cuca me teke dhe e lazdruar u bë nuse në shtëpinë e djaloshit në Katundin Cërvicë të Xha Derallës. I cili e adhuronte atë vajzë të bukur, duke ndejtë në fjalën e dhënë besnike, se: do t’ia plotësonte të gjitha dëshirat. Mos keqkuptohemi si lexuesë besnik të këtij shkrimi publicistik, nuk është personazh shkrimtari Kalosh Çeliku.

Ditën e shtunë, ditë pazari në Kërçovë, burri pasi vishet mirë e mirë si shqiptar, para se te dalë nga dera e shtëpisë, ajo ia parashtron dëshirën e sajë të parë: e porositë burrin që t’i blente një ,,pajkë”, (patë). Burri atë ditë pazari në Kërçovë, e kërkoi gjithë “Pazarin e Burrave “, edhe “Pazarin e Grave”, por askund nuk gjeti ,,pajkë” (patë). Dhe, u këthye i dëshpëruar e duarthatë në shtëpi, në Katund.

Nusja pashterkëkuqe me teke e lazdruar pertejkufuri, kur e shikoi burrin me duar në xhepa pa “pajkë” (patë) nën sjetulla, u nervozua dhe u shtri në krevat, nuk u çua të fusi asgjë në gojë. Burri botës, i nervozuar pse nuk mundi t’ia plotësonte dëshirën e sajë tekanjoze, shkoi nga njëri katund te tjetri katund për të gjetur “pajkë” (patë) ta shpëtojë nga varri Nusen me pashterkë të kuqe, por pa sukses. Nuk e gjente dot, as një “pajkë” (patë) në pazar. Përmëkeq, edhe në “Bit-Pazarin” e Shkupit, mes ferexheve.

Erdhi dita e martë, ditë pazari në Gostivar, dhe shkoi atje për të blerë “pajkë” (patë). Por, edhe atje nuk gjeti “ pajkë” (patë.) Dhe, u këthye duarzbrazur në shtëpi. Nusja me pashterkë të kuqe dhe franga ari përqafe, e lazdruar e shtrirë në krevat u bë sikur është edhe më tepër e sëmurë, duke i thënë burrit: ,,Nëse, edhe nesër, nuk ma sjellë “pajkën” (patën) për darkë, unë do të vdes”.

Po, ku ta gjente burri i botës patën, që e kërkonte ajo grua teknefese?! Më në fund, i thotë gruas besnike: kërko diçka tjetër një dëshirë, dhe unë po ta plotësoj me gjithë zemër. Ajo, e shtrirë në krevat plumb i përgjigjet: ,,Pajkë” (patë) dua! Dhe, pikë. Ose, më sjellë “pajkë” (patë), përndryshe shtrihem dhe do të vdes në krevat.

Burri, përsëri doli edhe disa herë nëpër rruge e pazar nëpër qytet, por pajkë (patë) nuk mund të gjente dot në pazar. Dëgjojnë të afërmit, se: nusja ka rënë e sëmurë në krevat, dhe vijnë ta vizitojnë siç e kanë zakon shqiptarët sipas traditave brez pas brezi me shekuj në Histori. E, dihet me perime: dhurata, lëngje, dhe çaj të kulumriave nga “Perroni i Thanes”. Por. Nusja me pashterkë të kuqe, nuk lëvizë dot nga krevati. “Ishte e vdekur”?!

Fatkeqësua, them Unë si shkrimtar: nuk, i sollën raki rrushi, ose raki të dëllinjave nga “Përroni i Thanës”, as verë të bardhë dhe të kuqe. Shkaku, se: Nusja me pashterkë të kuqe me gjithë xhinde pëmbrapa, nga shtrati do të çoheshte më këmbë. Burri botës, mendohet e mendohet, por asesi nuk gjen zgjidhje të problemit shqiotar, E. i shkon ndërmend plaku mjekërbardhë Xha Deralla, dhe niset te ai për ndonjë këshillë profetike-mistike-satirike. E gjen Xha Derallën para portës të Xha Mazllëmit, si zakonisht këmbë-kryq me kësulë të bardhë, mbështetur për muri në pusi për frymëzime satiristike për Ditën e Nesërme: shaka, humor, anekdota dhe satirë. Duke, ia rrëfyer hallin e tij me gruan besnike tekanjoze – teknefese.

Plaku mjekërbardhë: i mençur, shakaxhi e dinak satirist, pasi mendohet pak, kurdisë planin sesi: ta frikësojë Nusen teknefese me pashterkë të kuqe e të lazdruar të çohet nga krevati, ku ishte shtrirë gjoja për vdekje. E këshillon djaloshin që të shkojë te hoxha i katundit e të thirri ,,Sall”, kinëse Nusja me pashterkë të kuqe ka ndërruar jetë.

Grupe-grupe, mbëlidhet ,,Xhemati”, dhe Nusen me pashterkë të kuqe e fusin në ,,tabutin e vdekjes” (Sandëkun me dërrasa) për ta përcjellur në “Xhehnem:” (Ferr), ose Xhehnet (Parjasë). Burri, para futjes në varr, e lutë hoxhën e “Allahut”, a mund edhe një herë të përshëndetem me gruan besnike para se të hyjë në varrë?! Shkaku, se shumë e kam dashur këtë Nuse me pashterkë të kuqe Xhadi! Hoxha i “Allahut”, i përgjigjet: mundet, merr ”hallallëk” para se ajo të hyjë në varr me gjithë mëkate “Xhehnet” (Parajsë), ose “Xhehnem” (Ferr).

Burri besnik, i ofrohet te koka dhe i thotë në vesh: oj budallaqe, zgjohu, se: po të fusim në varr! Përndryshe, ke me hyrë në varr e gjallë. Nusja pashterkëkuqe dhe teknefese e përgëdhelur nga sistemi komunist dhe Neokomunsist: i përgjigjet me fjalët: ,, A, ma solle “pajkën” (patën)? Pa ma sjellë “pajkën” (patën), unë nuk dal nga ky sandëk.

Burri besnik, edhe një herë kërkon leje nga hoxha i “Allahut”, dhe xhemati: a, mund edhe një herë t’ia jap lamtumirën e fundit gruas sime besnike? Po, i përgjigjet hoxha i “”Allahut.” Burri besnik i botës, i afrohet te veshi, dhe i thotë: janë minutat e fyndit, po hynë e gjallë në varr. Zgjohu! Jo, pajkë (patë) dua!

Xhemati i mbëledhur e çojnë mbi supe kortezhin (sëndukun), dhe e dërgojnë te varri i përgatitur për ta varrosur mes varreve. Burri besnik, shkon edhe një herë me leje të hoxhës për të tretën herë te sandëku i sajë, dhe e lutë që të zgjohet e të dali nga sandëku i vdekjes! Por, ajo përsëri i thotë: “pajkë” (patë) dua! A, ma solle “pajkën” (patën)? Aty për e aty, burri ia kthen në vesh ngadalë brenda sandakut: pasi paske kaq inatë, kalbu këtu nën dhe! Dhe, u tha varrëtarëve: i hudhni dhe mbi varr!

Edhe unë pa Nanë, por edhe Babai pa grua...

Grua e koçetur (ledhatuar) teknefese, e lazdruar përtejkufiri.

E përcolli për publikim, Kalosh Çeliku, shkrimtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat