Atdhetari Haki Taip Salihu, kontribues në arsim, veprimtar i madh i kauzës kombëtare

Kultura

Atdhetari Haki Taip Salihu, kontribues në arsim, veprimtar i madh i kauzës kombëtare

Nga: Sami Arifi Më: 29 janar 2025 Në ora: 17:00
Atdhetari Haki Taip Salihu (1914-1948)

Atdhetari Haki Taip Salihu u lind me 14 tetor të vitit 1914 në fshatin Hogosht të Dardanës. Hakiu shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse medresen e kishte filluar në Gjilan dhe e përfundoi në Shkup, ai pas përfundimit të këtij studimi kishte punuar për një kohë si mësues feje në qytetin e Gjilanit.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore (LDB), atdhetari, Haki Taip Salihu, ishte organizator i mbrojtjes së kufirit të Kosovës Lindore, ai ishte anëtar i Komitetit Qarkor të Lidhjes së Dytë të Prizrenit për prefekturën e Gjilanit, kryetar i Komitetit Qarkor të Organizatës së Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH) të kësaj nënprefekture, si edhe anëtar i Komitetit Qendror (KQ) të LNDSH-së në Shkup.

Gjykimi i Haki Taip Salihut ( Myderrizit Haki Efendiut), u mbajt ndaras nga grupi i tij për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore nga torturat që i bëri OZNA gjatë hetuesisë. Procesi gjyqësor kundër Myderrizit ishte organizuar, më 26 mars të vitit 1947, në lokalet e Gjyqit të Qarkut në Gjilan P. Nr. 18/47, aktgjykimi u shpall më 27 mars të po këtij viti.

Atdhetari Haki Taip Salihu para burgut kishte kontakte ilegale me personalitete atdhetare si me: Halim Oranën, Halim Spahiun, Kapiten Hysni Rudin, Kemajl Skënderin, Hasan Bilallin e me shumë të tjerë.

Hakiu ishte kapur nga OZNA, më 23 korrik të vitit 1946, ku pothuajse shumica e anëtarëve të KQ të LNDSH-së nuk i shpëtuan syrit famëkeq të OZN-së, më vonë UDB-së në Shkup, ai në procesin gjyqësor të Gjilanit u dënua me 20 vite burg të rëndë.

Atdhetarin, Haki Taip Salihun, e transferojnë në burun famëkeq tē Mitrovicës së Sremit, nga maltretimet dhe nga kushtet higjenike nga ushqimi shumë i dobët Efendi, Haki Sermaxhaj, vdes më 27 mars të vitit 1948 në Mitrovicën e Sremit...

Lavdi e përjetshme atdhetarit Haki Taip Salihut dhe të gjithë atyre qē për çlirimin e atdheut dhanë më të shtrenjëtë-jetën...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat