Dua të jem…..

Kultura

Dua të jem…..

Nga: Mustafë Shabani Më: 30 janar 2025 Në ora: 00:07
Mustafë Shabani

Dua të jem,shqiptar si Wallkeri!!

Ti dua gjithë njerëzitë ,këtë vend

o i votuar tregohu njeri

sjellje të mira dashni e mend.

 

Gjithë që patëm,e që kemi

e shkrim  ne për liri

falë më të mirëve këtu jemi

në toka të shtrenjëta,Dardani!!

 

Askund s‘gjen dy njerëz bashkë

po ku je ti mor i parë ?!?

Ku të mbetën Bajram edhe PASHK?!?

Të kan tretur diku shqiptar!!

 

Humbe shpirtin,n’dhena t‘largëta!

Shue traditë,gjuhë e kulturë

në fjalë të tjera Llafe të ngrata

ku ke besën, betim n’flamur?!?

 

Gjithëqka ytja, e pastër si loti

lakmi tani,porë krejt e huaj

o stërnip gjak Kastrioti

rri ai që ishe e mos luaj!!!

 

Dua të jem si Skënderbeu

si NAIMI e GJERGJ Fishta

me dashuri rritet mëmdheu

jo lakmi ,fjalë me bishta!!

 

Dua të jem Faik Konica

i urtë e trim si Fanoli

shqip t‘frymojë Qakor ,Mitrovica

me mendje e dije,Zot Ibra  i doli.

 

Dua të jem,si Saliu e Zahiri

gjoksat  vullkan,MIC Sokola

gjen e gjak Pellazgë rrënjë Iliri

fëmijë mendje ndriturë,në tonat shkolla!!

 

Dua të jem si Antoni e Agimi

Zot mbi zotëra në Koshare

vërr!! T’mos m‘bëj mua SYRI

për toka tona,fusha e male!!

 

Dua të jem Hamza i dytë

si ADEMI,familje Jashari

për prag t’shtëpisë,hapur sytë

legjendë Evrope,krenari shqiptari

 

Dua të jem si Anton Çetta

si Fehmiu,Mark Krasniqi e Rugova

me dashuri  zgjatet jeta

t’shtohet në Paqe,e përjetëshëme  KOSOVA !!

 

Shumë na ikën,n‘pakthim shkuan!!

Kosovë t’lirë,na e lan  amanet

lakmiqar me të gjitha luan

për gjepa  tyre,asgjë për shtet !!

 

Mjegullë,erëra,shumë Furtuna

hordhi t’huaja ,sillën këtu pari

asnjëherë më keq puna

ndër lak,zingjir sërish shqiptari!!

 

Shahen e zihen për pozita

për pushtete  e karrike

terr me t’këqija,nxi dita

askush s’të pyet,rini pse ike?!?

 

E gjithë jeta interes

për vend t’vetin,s’japin pesë pare

gjithë q’ishte vranë,të fundit shpresë

për grykë  të veten,asgjë shqiptare !!

 

Dua të jem,t’bëhem Wallker

të ndjejë shqip ,lartë  të thërras

ndëgjo këtu vetëm njëherë:

 Ndal shëmti,zemëra plas!!!!

 

Ta shërojmë këtë sëmundje t’keqe

të lidhim besën si më parë

t’largojmë t’shëmtuarat  tonat vese

t’ecim si Bota  dhe ne shqiptar.

 

Dua të jem si Kadare

të shkruaj me lapës,e t‘shkrijë mend

ti fali dijenë të shenjëtit Atdhe

të dashurit tonë të shtrenjëtitë vend!!

 

Festojmë me ty Gjeneral!!

Mbret i lapësit dhe i shkrimit

vargun e majave kurr mos ndal

lartë ngrejë tani gotën e urimit.

 

M.Shabani  28.01.24 EMM.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat