Albin Kurti është dhuratë
nga Perëndia,
për t'ia dhënë Kosovës
zotin.
Ky ëngjëll ka vuajtur shumë
gjatë luftës,
është torturuar mizorisht
në kazamatet e gjenocidit,
kundër shqiptarëve
nga Serbia e Millosheviqit.
Ata që shpifin për Albin Kurtin,
si anti-shqiptarë dhe pro-serbë,
me motive urrejtjeje,
vetëm për të ardhur në pushtet,
historia e Kosovës
s’do t’u falë kurrë.
Po t’i referohemi kujtesës historike,
patriotët më të devotshëm,
si Hasan Prishtina,
Luigj Kurakuqi,
dhe shumë të tjerë,
i kanë likuiduar
kundërshtarët e tyre politikë,
për motive të dobëta,
për të ardhur vetë në pushtet,
edhe atëherë
kur ishin në rrezik
fatet e kombit dhe atdheut.