Ulërimë

Kultura

Ulërimë

Nga: Neki Lulaj Më: 30 janar 2025 Në ora: 23:34
Neki Lulaj

Ulërimë ulërimë

si ujqërit e bjeshkës kur kanë urinë

fyerje sharje asgjë tjetër

zahalli pështjellim gurgule

për një votë varfëri e skamje.

Ju të uriturit për pushtet

luftë për kolltuk ne shtet

gënjeshtra shpifje gjuhë urrejtje

mallkime akuza e shumë çka tjetër

liderët shkojnë e turpi ju mbetët.

E ndërgjegjëja a ju vret ndokund

dikend më pakë e dikend më shumë

ruane vëllazër gjakftohtësin

edhe këtë mirë ta dini

se një e kemi  bashkë Dardaninë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat