Në një shtet si Kosova,
ndër më të pasurit në Europë,
qytetarët e këtij shteti
të jetojnë jo,
siç e meritojnë.
Pas luftës, të gjitha subjektet politike
që e kanë qeverisur Kosovën,
para se t'i fitonin zgjedhjet,
qytetarëve iu premtuan shumë,
por kur i fituan zgjedhjet,
qytetarët i harruan,
duke shfrytëzuar pushtetin
për t’u pasuruar vetë.
Është e pandershme
dhe e dëmshme kombëtarisht,
në një vend me pasuri kaq të mëdha si Kosova,
qytetarët të jetojnë kaq keq,
me një nivel jetese
më të ulët
se çdo popull tjetër në Europë.
Është e dhimbshme
përderisa Kosovën e qeverisin politikanë
të korruptuar,
qytetarët e këtij vendi,
më të pasur në Europë,
nuk kanë për të jetuar
siç e meritojnë.
Për më keq,
nga varfëria dhe mjerimi,
ata detyrohen të lëshojnë atdhenë e tyre.