Nuk jam penduar kurrë për të mirën që iu kam bërë njerëzve. Zemra ime gjithmonë gjen paqe në çdo mirësi që kam dhuruar dhe kurrë nuk është kthyer mbrapsht, por sot shoqëria krijon modelin e të shëmtuarës .
Zilia është një nga temat e trajtuara shumë herë ,sidomos nga psikologët. Shpesh lind pyetja: Pse janë njerëzit ziliqarë dhe çka është zilia ? Zilia është një ves i keq dhe nuk shkakton kënaqësi, por vetëm urrejtje, andaj dhe hipokrizia e personit ziliqar është e pafundme. Ziliqari është si krimbi i cili përpiqet të përshkojë çdo pjesë të trupit.
Sipas fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe; ”Ziliqar është personi që i ka zili të tjerët, që ndien zili për të tjerët; që shpreh zili, smirëzi” f.2243.
Një “mik”ziliqar bën komplimente të paqarta. Ai tenton të zvogëlojë sukseset tuaja. Ai krijon tendencë për të ulur ose zvogëluar meritat, talentin e aftësitë tuaja. Fytyrat e ziliqarëve fshehin pasigurinë. Ata ndihen mirë kur të tjerët dështojnë. Kjo është ndjenja e inferioritetit dhe dëshira e tij e papërmbajtur. Njerëzit bëhen ziliqarë sidomos nga arritjet e njerëzve që i konsiderojnë të rangut të tyre. Zilia ve në lëvizjë njeriun kur sheh dikë që zotëron një të mirë, e cila i mungon atij. Ziliqari nuk u dëgjon me kujdesin, por i shpërfillur. Ai dëshiron të jetë i dobishëm, të japë një mendim të mençur, apo të rëndësishëm, por për shkak se nuk mund të manaxhojë ndjenjën e xhelozisë, ai bën gjithçka që të duket si person tjetër.
Personi ziliqar, duke mbjell paknaqësi dhe shqetësim, thyen paktin e miqësisë. Ai falsifikon të vërtetën, shpik gënjeshtra në mënyrë që ta shoh personin tjetër të dorëzohet ndaj vlerave. Në shikim të parë, personi ziliqar duket i afërt dhe i këndshëm, por e kundërta e asaj që ai ndien realisht. Ai përdor një lloj komunikimi të paqartë, me shaka dhe batuta për të maskuar atë që ai e ndjen dhe vazhdon të luajë një rol mbizotëres. Ai thekson çdo gabimin tuaj dhe synon të nxjerrë në pah qoftë edhe gabimim më të vogël tuajin, sepse ai dëshiron të shoh të dështuar.
Fjalët boshe nuk të sigurojnë të ardhmen
Mendoj se e ndryshmja është vlera univerzale. Vërtetë, unë ndoshta me pak vonesë e kam kuptua se kur je shumë miqësor, ku je i sjellshëm dhe shumë i shoqërueshëm, njerëzit mendojnë ndryshe dhe fillojnë të tregojnë mosrespektim ndaj teje. Ata e marrin mirësinë tënde si dobësi dhe mund te ecin pas tyre. Njerëzit ziliqarë fillojnë të të nënvlersojnë, duke menduar se ti je i butë, vetëm se ti je njeri i mirë, por në atë moment ku ti ndryshon sjelljën ndaj tyre, ata atëherë fillojnë e të respektojnë. Andaj dhe shenja e parë që tregon që një person është i keq, është e dukshme. Njerëzit ziliqar nuk e vlersojnë kurrë suksesin dhe të arriturat në jetë. Kjo shprehet atëherë kur ti ndryshon statisin social; ndërton shtëpi të re, ndërton familje të re, zë një punë të re, blen një veturë të re, apo arrinë suksese të reja në jetën e përditëshme.
Xhelozia dhe zilia shkojnë së bashku
Me një fjalë, ziliqarët janë njerëz të këqi, ata vuajnë kur ti je mirë, kur Ju keni sukses dhe vjen një moment që ata thonë:Ppse mos t’i kem unë ato të mira, ato suksese, por i kanë ata “...! Këta janë xhelozë dhe bëjnë gjithçka që e keqja të vijë tek ju, e kështu vazhdojnë me syrin ziliqar, duke u kënaqur e zgërdhirë pas teje. Ai ndihet keq dhe nuk është i lumtur kur të sheh ty mirë dhe kur ti je i suksshëm. Ai është i dehur nga zilia. Atë e verbon suksesi yt.Këta tipa i shkatërron shkelqimi i qyve tuaj kur ju jeni i lumtur, kur ju jeni mirë. Ata duan që ti mos të jesh i lumtur, ata duan vetëm veten e tyre. Ata mendojnë se vetëm ata meritojnë të jenë të lumtur dhe askush tjetër.
Këta tipa mendojnë se çdo gjë qe ti bën, është e gabuar, edhe pse ti në jetën tënde ke bërë sakrifica, ke bërë punë të mira dhe ke arritur suksese. Ai përseri do do të kritikojë e gjejë mënyrën e të thotë: “ Çdo gjë që ke bërë ti, është e gabuar”.Po lind pyetja :? pse është kështu ?.Pse njeriu shpreh xhelozi, zili?
Thjeshtë, është ziliqar, sepse është ziliqar për ty pra. E keqja dhe zilija janë bashkë, janë të pandara dhe të dyja shkojnë së bashku.Në vend që të gëzohët për suksesin, për të arriturat tuaja, për të gjitha ato gjera që ti ke arritur, përseri ai bëhet siliqar dhe nuk është i lumtur. Ai nuk e dëshiron suksesin tënd. Atë e verbon suksesi yt.Ai nuk don që ti të jesh i buzëqeshur. Ai ndihet keq kur ty gjerat nisin të marrin rrugën e mbarë, rrugën e duhur, kur fati të troket në derë, ndërsa tek ai zilia bëhet bashkë me të keqen, me shëpirtin e keq. Një shpirt ziliqar dhe i keq, është e keqja nga vetë e keqja. Larg prej tyre!
Megjithatë, sot është shumë vështirë të jesh më i keqi, pasiqë konkurrenca është shumë e madhe.
...................Ulqin. janar 2025