Profesor JOSIF SOTIRI,porsa kish dalë në pension,se në atë kohë,arsimtarët dilnin në pension në moshën 55-vjeç dhe,po të gjykoje,kur e shihje, e mendoje si vital e plot energji,sado që kish kaluar mbi 30-vjet punë. Qe aq i mbajtur ,sa të gjithë i thoshin: je si një burrë që sa ka kaluar moshën e adoleshencës. Qe gojëmprehtë dhe shpesh u përgjigjej pyetësve o me shembuj analogë ose me shpoti.
-Profesor,je si djalosh,i tha dikush. Dhe ai:- E pyetën kaun:-Pse e ke qafën të rrjepur? -Do pyetur zgjedha që më rrinte mbi qafë,-tha kau.
Një ditë,tek pinte kafe tek klubi i komitetit,u përballë me kryetarin e Komitetit dhe,ky i fundit,kur e pa,i tha:-Profesor,të paça fatin,pa t'u zbardhur flokët më ke dalë në pension! Ndërsa e dëgjuan dhe të tjerë dhe,tek e dinin që profesori e kish gjuhën brisk,u bënë sy e veshë për të pritur përgjigjen.
-Shoku kryetar,-foli me politesë profesori,-nuk ke pse lakmon fatin tim se,ngaqë je me origjinë fshatar porsi unë,po të them:-Unë punova 30-vjet dhe vetëm kam "lehur". Por të më falësh,kryetar, një qen i mirë 10-vite leh dhe pastaj ngordh,kurse unë 30-vjet!!! Të tërë ia dhanë të qeshurit dhe bashkë me ta dhe kryetari.
-Ta gëzosh,ta gëzosh Profesor,por bëjmë dhe ndonjë shaka.
Profesori kish dhënë letërsi në gjimnazin e qytetit dhe tash,në pension,e kalonte kohën ose duke lexuar(kish një bibliotekë me mbi dymiijë libra) ose duke shkuar për peshkim sa në dy lumenjët që e kishin futur qytetin në mes,aq dhe në det,sado që deti qe gati mbi 20 km larg.
*
Kishte një shtëpi përdhese aty në fund të qytetit dhe shpesh,mbasditeve eglendisej me një kopsht të vogël a disa pemë. Jepte e merrte,si për t'i gjetur vetes punë dhe kështu e gjeti dhe gjimnazistja e kësaj eseje. Ajo trokiti tek porta e vogël dhe Profesori,kur e hapi,pa një vajzë me një libër në dorë.
-Profesor,- foli pak mbytur vajza,- unë jam çupa e Zoicës dhe kam ardhur me porosi nga mamaja.
Profesori i ra përpara dhe futi tek dhoma ku,pothuaj krejt faqa e murit,qe e zënë me raftet plot me libra. Vajzës iu duk sikur nuk qe në një shtëpi si vizitore,por në një nga dhomat e bibliotekës së qytetit.Ndërkaq,Profesori e pyeti:-Pa më thuaj si e ke hallin dhe më the se je çupa e Zoicës,por a e di se sa Zoica kam patur nxënëse,ndonjë dhe si kolege,por që të kthiellem mirë:e kujt ZOICE je? Jam e bija e Perikli ZH...por babi më ka vdekur dhe vetëm me maman jetojmë.
-Më vjen keq për babin ,se e kam njohur dhe sa për Zoicën... tani e la pa mbaruar frazën dhe,për ta kapërcyer sado pak këtë situatë, kaloi drejt e tek pyetja tjetër:
-Po hë pse të dërgoi ZOICA tek unë?
-Profesor,- tha vajza,- unë duhet të dorëzojë një"ese" për "Vajza dhe vdekja" të Gorkit,por mamaja ngulmoi:-Që të marrësh 10,shko tek Profesori im. Ai është"ilaç",- më tha.
Ilaç,lozi me fjalën profesori,por,nëse doza e ilaçit është e rëndë,i sëmuri vdes,moj çupë e Zoicës. Më quajnë Arta dhe mamaja më thërret Artushe,-tha duke u skuqur vajza. E,kështu moj Artushe! Të shkosh e ma përqafo ZOICËN dhe nesër,në këtë orë,të vish ta marrësh,
Të falnderoj,Profesor,-tha vajza e emocionuar, dhe kur i dha dorën,iu hodh në qafë. Profesori e largoi pak si me politesë,sado që një muskul në zemër sikur iu drodh. Sytë e vajzës shkëlyqyen nga emocioni dhe mezi u shkëput nga Profesori. Sa mbylli portën , ndoqi me sy që brenda gardhit,gjimnazisten që po largohej.
U fut tek dhoma ku kish lënë librin dhe,tek e shfletonte fare kot, mendoi për ZOICËN ZH...
*
ZOICA kish qenë dikur nxënësja e tij dhe jo vetëm kaq.Atëherë ai,kish apo nuk kish as 10-vjet punë dhe qe,siç thoshte,si një grurëhalëzi. Jepte letërsi dhe pasionant pas profesionit mend mbante gjallë kërshërinë e nxënësve. Kur recitonte,sidomos pjesët lirike, humbte në rol si një aktor perfekt. Sado që qe i martuar e me fëmijë,nuk i shpëtoi tundimit ndaj ndonjërës prej tyre,por kthiellohej dhe i thosh vetes:ndal! Ishte në nderin e tij de ca më shumë në karakterin e tij që t'i shmangej ndonjë tundimi, si pak "agresiv".Vajzat maturante janë me këmbë në yzengji dhe,shpesh,kanë një harlisje që ka nevojë për fre. Por tek po zhytej në meditim,iu kujtua ajo fjala e kryetarit që i tha:"Të paça fatin". E fati,- foli si me vete,-është paksa si një letër e shkruar nga ZOTI. Nëse e ka shkruar ZOTI,do nuk do, do bësh ashtu dhe nuk e luan topi. Se kështu ndodhi,para shumëkohësh,me ZOICËN që sot i dërgoi çupën e saj për një ese. ZOICA qe jo vetëm e pasionuar pas letërsisë,por edhe ca më shumë. Profesori pat flirtuar me të dhe pasioni aq e kish verbuar aq sa,për pak, desh i dha fund familjes. Qe fat se,pikërisht,në pikën e"vlimit", flirti apo dashuria aq e zjarrtë,befas u fashit.U fut në mes Perikliu(tani i ndjerë) dhe ZOICA lidhi martesë me të. Tek sjell ndërmend çastet me ZOICËN,Profesori ndjen emocione që kanë lënë gjurmë të cilat i ngjajnë asaj plagës që,gjatë kohës vë korë,por,pak po t'i heqësh korën,plaga zë e rrjedh. Pastaj ai kujton fjalën"ilaç" dhe e njeh mirë aluzionin apo"ishareti" që i bën ish-mikja e tij nga larg. Shkundi kokën dhe,si erdhi tutje-t'hu nëpër dhomë,u ul në karrike dhe pasi nxori stilografin,filloi të shkruaj në një fletore për esenë.Qe si një"detyrë shtëpie" që,qoftë nga profesioni dhe ca më shumë nga ZOICA,duhet ta kryente sa më parë. Brenda një ore i dha fund dhe,pasi e lexoi me vëmendje,u kënaq dhe tha:-ZOICË, sa mall kam për ty,me aq mall e kam shkruar këtë ese për ARTUSHEN tënde që ngjaka me ty sa një pikë me pikën.
*
Të nesërmen,po mbasdite,erdhi ARTUSHJA. Tani ishte si më e çliruar nga emocionet dhe,kur u ul në të njëjtën karrike si një ditë më parë,vuri re se Profesori apo"ilaçi" siç e quante mamaja,tek po matej të hapte fletoren ku kish shkruar"esenë",dukej sikur do t'i jepte "recetën" për të shëruar emocionet e çastit.
Profesori nuk ia lexoi,por "në vija të trasha" i foli për vlerat e kësaj poeme që evokon jetën.Mesazhi më me vlerë është fakti shumë domethënës:"Jeta e mund vdekjen".Ky mesazh,-theksoi Profesori,-siç ka vënë re,kritika e kohës e ka bërë poemën "Vajza dhe vdekja" si një vepër që konkuron me"Faustin" e GËTES.Profesori harroi ku ishte dhe vazhdoi ligjërimin e tij,ndërsa ARTUSHJA bërë sy e veshë,e kish humbur purullën dhe qe gati "duke pirë ilaçin" e atij që cicëronte. Befas,Profesori qëndroi dhe ballas pa gjimnazisten që kishte po ato"reflekse vrasëse" të ZOICËC. Ai u afrua dhe,për çudi, Artushja qe ngritur në këmbë . Tani arsyetimi shkoi në dreq. Ai zgjati duarët sikur do ta përqafonte,por ajo,sikur ta kish pritur këtë përqafim,ia bëri duarë kular mbi qafë Profesorit. Tani"Zaret u hodhën " ,kur tha Cezari ."Ilaçi" u derdh mbi "plagën" e dikurshme të ZOICËS dhe në këtë atmosferë kaq inkadashete u nënshkrua një pakt dashurie. Fati apo rasti? Sidoqoftë,pas këtij flirti kaq të beftë dhe të papritur,e para foli ARTUSHJA:-Profesor,-tha ajo,- unë nuk di se si të falnderoj. E kisha porosi nga mamaja. Erdha enkas se i di të gjitha. Mamaja nuk ju hiqte nga goja. Si është e mundur?-pyeti dyshues ai. Po,Profesor! Që të gjitha ..Shkëmbyen një puthje të nxehtë(dhe për maman,shtoi ajo) dhe,pai mori esenë,doli duke i premtuar një kthim pas vlerësimit atje,në klasë.
Profesori,sado pak i fajshëm,arsyetoi si një fatalist idulgjent: dhe kjo që ndodhi qe shkruar nga ZOTI .Fatit nuk i shmangesh dot.
*Çdo emër është përkim i rastësishëm.