Ah moj natë, shumë të prita me ardhë e me i qa hallet bashkë me ty, që askush mos me ndi.
I mbaja në vete bashkë me vetminë, se nuk doja askush të m'i dijë.
Çdo ditë, e fortë jam tregua, ama brenda vetes jam shteruar.
Dhoma e gjumit edhe hija, veç ato i dinë lotët e mi.
Çdo ditë e luta Zotin me m'ndimue, që dhimbjen askush mos me ma kuptue.
Brenda vetes isha errësirë, por në natyrë qeshja shumë vështirë.
Ah moj natë, ndaj gjithçka me ty, që të marr më shumë fuqi, të lehtësohem nga çdo gjë, nga këta njerëz që vjellin veç vrer.