Edhe në mëngjeset e mjegullta;
Zgjohem me qëllimin e kthjellët;
Flas me gjuhën që nuk e kuptojnë të gjithë;
Nuk është universale, as e zakonshme;
Është e zgjedhur, figurative;
I kam shpallur luftë të përhershme injorancës;
Për të mos na gëlltitur terri i zi;
Në dy kazerma kam (art)ileri;
Një në bibliotekë dhe një në librari.