Dita ngadalë po i mbyllte qepallat e saj;
Dhe po ia linte vendin natës së heshtur;
Asaj nate me ndiçim të bukur hënor;
E cila e dëbon ngjyrën e territ të frikshëm.
Rri zgjuar vonë në shtratin e gjumit;
Dhe mendoj për rrugën që bëri Santiago;
Për ta gjetur thesarin e fshehur;
Nga shkenca e rreme, zbuloi të vërteta;
Kuptoi ç'është pasuria e njëmend dhe jeta;
Për çudi, bariu, rrugës nëpër shkretëtirë;
Duke ndjekur alkiminë;
Njohu Fatiman dhe dashurinë.