Për ty

Kultura

Për ty

Nga: Ramiz Spahiu Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 14:52
Ramiz Spahiu

Për ty shkruaj poezi, për ty

ti je personazh aty,

dhe je e para që e lexon,

dhe prap e para që më frymëzon.

Ti më thua përshtypjet e së parës

dhe unë shkraj poezinë e radhës.

Dhe, të kam thënë një ditë kjartë

më vlon përbrenda dëshirë e zjarrtë

të t'shoh, të t'kam, të flas me ty

të t'prekë, të t'ndjejë, të jam me ty!

Dhe, kur përball me ty u gjenda

desha të t'them edhe ndryshe të dua

desha të t'them se ma ka ënda

të t'ha, të t'pijë, të t'kam brënda!

Je e veçantë, prandaj të dua.

Të dashuroi dhe çmendëm për ty!

Dhe mbes pa mendë po prap të dua,

të dashuroi edhe kur kam mendë pak

apo aspak,

Dhe, të dua me zemër,

po edhe kjo zemër e ngratë

se ç'më digjet flakë

për ditë e për natë

pak e ngapak,

për ty!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat