Në histori pak veta mund të kenë dëgjuar për Haxhi Qamilin, por historikisht të gjithë janë përballuar me qëllimin e tij famkeq.
Edhepse, ai jetoi para një shekulli, ideja e tij nuk ka vdekur edhe Sotekësajdite. Përpjekjes të asaj kohe nën robëri të Turqisë për krijimin e një Shqipërie demokratike, Haxhi Qamili, në vitin 1914 iu kundërvua me idenë e dominimit të figurës së “BABËS” – si alternativë politike në kurriz të demokracisë.
Slogani i popullarizuar “DUAM BABËN”, ishte reaksion kundër mundësisë për shoqëri demokratike. Thirrje fatale e para një shekulli vazhdon të jehojë ende – tani në Republikën e Kosovës.
Një shekull pas, kërkesa për “BABËN” si alternativë politike tek populli shqiptar, fatkeqësisht manifestohet edhe sot në fushata parazgjedhore lokale dhe parlamentare të partive politike shqiptare, duke u përjetuar zëshëm me brohoritje dhe duartrokitje frenetike. “Nevoja e domosdoshme për “BABËN”, apo kërkesa shpëtimtare e “BABËS”?!” Kulti i individit i mishëruar me Kultin e babës. “Kulti Babë” na prezantohet sot si zgjidhja e të gjitha problemeve politike.
Roli biologjik i babës konvertohet në aksion politik hegjemonik. Kështu idetë dhe alternativat zhvlerësohen, sepse “Baba i dinë të gjitha”. Ndarja e pushteteve suprimohet sepse “Baba është i zoti t’i bëj të gjitha”. Demokracia si liri veprimi dhe shprehje vdes duke u krijuar vetëm një autoritet suprem nga ku lindin të gjithë të vërtetat dhe “fitoret madhore” politike. Çlirimi i një populli ndodhë, kur e “vrasin” babën politik, duke refuzuar platformën e tij pa pasur nevojë më vonë për abort ideologjik.
Ndërhyrja partiake - artistike e angazhuar politikisht me sloganin “DUAM BABËN”, duke e riaktualizuar si thirrje kundërshtuese dhe kritike e artit të bërit politikë.
Populli shqiptar, e ka një thënje antologjike: “Prej dy babave, mbeti pa kësulë”. Popull Shqiptar, i dalldisur dhe arratisur plotë parti politike me brekët ende nëpër këmbë! Politikanë, që e lodhën popullin me Manifestime Kulturore – Politike, parulla teknefese dhe fushata partiake në prag të zgjedhjeve parlamenatre në Republikën e Kosovës: Tre shqiptar me dy “Baba të Kombit” e dhjetëra parti politike shqiptare?!
Shtet i pavarur, që ende nuk i janë tharë plagët e luftës. E, kulturofagët Ditën e Sotshme përpiqen t’ia lajnë plagët me poezi. Vlerësime trusakate si “kritikë” dhe “studjues” letrar në prehërin e partive politike në pushtet. E kënaqën arsimin dhe kulturën shqiptare si profesorë universitar. Tashti, i kanë përveshur mëngët në një manifestim kulturor në Prishtinë, të merren edhe me vlerësimin e “Letërsisë Shqipe në Maqedoninë e Veriut”?! Kokë më kokë, pa parashikime për Ditën e Nesërme si Don Kishotë e Sanço Panço shqiptar.
Nëse, i kemi dy Shtete Shqiptar: Kosovën dhe Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut në prag si Shtet i tretë Shqiptar, nuk do të thotë, se: i kemi tri Letërsi Shqipe, por vetëm një Letërsi Shqipe. Pavetëdije, se: Letërsia Shqipe është një Letërsi, që krijohet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Diasporë. Nuk ka Letërsi Shqipe të Shqiperisë, Kosovës, as të Maqedonisë Veriut. Letërsi Shqipe, që me shekuj nuk arriti dot ta ndajë me kufinj politik sistemi komunist. E shi Sot, në “demokraci” Neokomunizëm, arrijnë ta copëtojnë disa kalorës të arratisur me alamet tituj shkencor të Policisë Letrare për Dylqinenë e “Bit - Pazarit” të Shkupit.
Edhe, atë: gjatë fushatave parazgjedhore për pushtet dhe pasuri marramendëse me premtime dashakeqe ish komuniste jugosllave. “Baballarë të kombit” shqiptar. Gazdallarë, e argatë politik, vetëm për një përdorim në pushtet të partive politike, dhe në emër të Shtetit Shqiptar, qafë për qafe me Njerkat historike në shtetin e “përbashkët”. E, pa Nanë Shqiptare.
Përmëkeq, sa herë, që keni fushata parazgjedhore partiake lokale, dhe parlamentare për pushtet dhe pasuri, para kamerave televizive me gjysëm Shqipëri, turreni me të katërta pas pushtetit, posteve partiake dhe pasurisë. Jo, se ju si politikanë të dalldisur dhe arratisur, e doni aq shumë popullin shqiptar, Republikën e Kosovës, Maqedoninë e Veriut, dhe Shqipërinë. Por, e doni marrëzisht pushtetin, postet partiake, pasurinë dhe Njerkën me pashterkë të kuqe.
A, nuk e ka mjaftë më, o ”burra” mejdani, aktivistë të partive politike para fushatave parazgjedhore, dhe lokale për pushtet, këmbekrye në Legen? Ende, i luteni “Allahut” (Zotit) me sy nga qielli për pushtet argati, poste partiake dhe pasuri personale, familjare, dhe partiake?!
Sot, i kemi dy “Baba të kombit shqiptar”. Vetëm, na mungon Nana Shqiptare e Kombit me vite, brez pas brezi e shekuj për Liri, dhe Shtet Shqiptar. Shkaku, se: Partitë politike shqiptare, i kemi me brekët nëpër këmbë.
Fatkeqësisht, ende nuk e kemi Nanën Shqiptare për Ditën e Nesërme...