Heronjtë janë përherë të gjallë

Kultura

Heronjtë janë përherë të gjallë

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 10:19
Milazim Zeqiraj

Kalojnë vitet, 

por heronjtë nuk vdesin kurrë.

Më gjakun e tyre u shkru historia.

Janë të pa harruar,

për liri jetën e sakrifikuan.

Ne në zemër i mbajmë të gjallë.

Janë gurë themel i lirisë,

janë dritë dielli në Kosovën e lirë 

Ata më forcën e jetës e munden roberinë.

Heroizmin e tyre 

jetojnë në kujtimet tona. 

Vetë u ngritën 

në lapidarin e pavdekshmërisë Kosovë.

2.

Forcën e tyre e mbajmë në zemër,

e kemi skalitur në lapidar.

Monografi, poezi e këngë

për heroizmin e tyre kemi shkruar.

Më emra të tyre 

shkolla e rrugë kemi emruar.

Ata janë të gjallë

më ne e në ne,

Ata nuk vdesin kurrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat