Ka ardhë Dita të mos numuroj
Po të ngrej zërin me ulërimë
Lubinë në sy ta shikoj
Ta dritthéroj me trimérinë.
Trimérinë ma la stergjyshi
Ma la gjyshi, edhe baba
Sa herw planet armikut ia prishi
Lidhte besa, lidhte fjala.
Po harbon lubi zagari
Në hajni noton qyqari
Pa ia ngrin syrin si i marri
Por një dite e pret litari.
Vjedhjet i quajné fitore
Krimet i quajné trimëri
Drogën e quajné akullore
Ndaj sillen krejt tirani.
Kur do të mbaroj kno murmurimé?!
Kur do të kthehet në buçimé?!
Flliqsitat ti hedhim në gremine!
Të shpëtojmé qytetarinë.
Mërishém shikoje nurziun
Si egersira hunguron
Në kishë e xhami kur të nunoseni
Mos murmuroni, tregojeni qoshen.
Nurziun e mbuloi zymtésia
Se në këmbë po ngrihet shqiptaria
Nurziun po e mbyt zullumi
Me sy e shikon, i erdhi fundi.
Ndaj terbohet si një kobër
Nuk gjen fole në mal e koder
I damkosur në sytë e Botës
Po e mbyt loti i Nene Lokes.
Nuk është mermerime, është jehona
Po sokëllinë nga Kosova
Vater prushi është Rugova
Odë burrérie është Gjakova.
Nga Drenica në male të Sharrit
Degjohet vikama e Adem Jasharit
Bashkoni zemrat, ngrini zërin
Me lavdi ta lartesojme shqiptarin.
Je Kosova e historisë
Tokë e lashte e Dardanisë
Nuk ule qafën me mërmërimé
Por me gjak mbrojte liriné.
Të shkoj nata, të shkoj Dita
Nëpër plumba, nëpër thika
Por ti nuk dite ç'është frika
Se ke rrit Azem Galica
Ti ke rrit Isé Buletinin
Si vetimë Hasan Prishtinën
Gjer në qiell e lartësoi tymin
Kur Shaban Polluzha lshoi kushtrimin.
"Kaçaniku shkemb e gur
Vritet pritet pér flamur
Kaçanik të réntë pika
Shtatë Sahat u there me thika"...
Në ballë prin Idriz Seferi
Si rrugë armiqtë i shteri
Ndaj u derdh gjaku me okë
Në liri të lulëzoj kjo tokë.
Si Luan Xheme Gostivari
Në rrip pushke armiqtë i vari
Bëri luftë sa per njeqind vjet
Veç pér Shkupin dheut s'e tret.
Në krah kishte mijëra trima
Sytë u lshonin vetetima
Si heronj kundér sllavo-komunisteve
Jane të gjallë sot e kësaj dite.
Eshtë i gjallë Arbér Xhaferi
Mençurinë nuk ia mposhti ferri
Edhe sot i ndrinë mençuria
Të jetë një e gjithé shqiptaria.
Degjohet jehona atje në Preshevë
Né Bujanoc e në Metvegjë
Nën Serbi lekura iu është regjé
Jeta u është bërë sterr e zezë.
Ndaj Po vjen ora e dités
Lëshojeni klithmen si të shqipes
Në Vardar e në Dri të Zi
Jem shqiptare, duam një Shqiperi.
Ok Kosovë ngjason me Malin
Per Shqiperi ti fale djalin
Ndaj rrezaton me trimérinë
E ke të arte qytetariné.
Ndaj force I jep Ulqinit të Liburnisë
Mbreteresha Teutë e pati kryeqytet
M i muret e kalasë shqiponja e ka synë
Me floten e pathyeshme, aty në det.
Me gji të Tivarit e Tuzin e trimërisë
Me burrërinë e Plaves e Gucise
Me zjarr shkruajtet faqet në historinë
Se nipat e Kastriotëve te Mara pinë gjinë.
Lidhja e Prizerenit shkruhet në Libra
Sulejman Vokahi, A. Frashéri, Veni Dibra
Çfarë është ai zjarr që rri ndezë
Në Shkup e ka ndezur Nena Terezë.
Jehona që po vjen nga Prishtina
Ndjehet furishem andej nga Janina
Se zgjuar rrika dhe Arvaniti
Nëpër perpjekje shpata i ndriti.
Jani Rico's të ishte gjallë
Me vargjet do të shkruante një fjalé
Do të nderinte gjashte heronjtë e Pavarësisé
Të gjithë arvanitas, gjak i shqiptarisë.
Per Camerine do thurte vargjet vajtimi
Kur ti lexoje të të zinte trishtimi
Shqiptarët luftuan per pavaresine e Greqise
Në More u bene u bene murane e lirisë.
Duke j ushqyer me frymë Lasaline
Kur armiku tinezar i nguli thikën pas shpine
Ajo i hapin krahet si shqiponje
Fjala e fundit ishte: -E desha Greqinë zonjë.
Arvanitas është dhe Kolo Kotroni
Marko Boçarit i gufonte kraharori
Kur printe në ballë Kanaris
Lshonte zërin gjemimtar Kundrojotis.
Në gjak i lare Karaiskaqis
E mbanin në krah shtatë trojvogjlias
Dyzet kidnak, gjaku i Kastriotit
Bese e zemër i vunë në emër të Zotit.
U Kris pushka, ndizet flaka
Në More, shtatë deshmore i ka Koltraka
Do ti gjeni në Arkivin e Luftés
Të shtatë si gonxhet e lules.
Me krenari me mbushet zemra
Kur i permend të shtatë me emra
Andi Kuk Koltraka
Ali Kuk Koltraka
Ishin shqipe me flatra
haxhi Kuk Koltraka
Sul Kuk Koltraka
Tahir kuk Koltraka
U dritën në kuke të Trojvogjlit në Kullat tona
Sali kuk Koltraka
Hazis Kuk Koltraka
Ata jane vetë jehona.
Jehona Po ngre në këmbë shqiptarine
Dhe në Çameri nuk ka me mërmërimé
Shqiptaria do bashkohet si dikur
Në një komb e një flamur