Të marrë

Kultura

Të marrë

Nga: Adem Bytyqi Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 19:28
Adem Bytyqi

Janë ata
që paguajnë mercenarë,
vrasin kundërshtarë
n'politikë,
për t'ardhur vetë n'pushtet,
për t'vjedhur popullin
dhe shtetin e vet.

Historia nuk harron,
edhe atëherë
kur vrasësit n'politikë
i fshehin krimet e tyre.
N'vend që t'japin përgjegjësi,
vedin e paraqesin viktimë.

Ata që i vrasin
kundërshtarët e tyre n'politikë
nuk duhet t'harrojnë kurrë
se janë turpi
i kombit dhe Atdheut
dhe mbesin tradhtarë
për gjithmonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat