‘Sunny Hill Festival’ sivjet do të mbahet në gusht

Kultura

‘Sunny Hill Festival’ sivjet do të mbahet në gusht

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 22:41
‘Sunny Hill Festival’

Festivali i famshëm që kthen çdo vit vëmendjen ndërkombëtare në Kosovë, “Sunny Hill Festival” ka lansuar zyrtarisht datat e këtij edicioni.

Prej 1 deri më 3 gusht janë datat kur artistë me renome globale e ata vendorë do të performojnë në Prishtinë.

“Përshëndetje, ju flet vera juaj. 01 – 03 Gusht është krejt për Sunny Hill Festival,” kanë shkruar organizatorët në faqen zyrtare të festivalit në Facebook.

Edicioni i vitit të kaluar u mbajt për herë të parë në ‘shtëpinë’ e festivalit, hapësirën e re në Bërnicë prej ku u pritën mbi 100 mijë vizitorë.

Bebe Rexha, Black Coffe dhe emra të tjerë sollën magjinë e skenave ndërkombëtare në kryeqytetin e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat