Memli/
Partia ime është më e dëshmuara
Është parti e fjalës dhe parti e punës,
E thotë lideri i PDK, «Ritmi i rrugës»,
Pagat do i rrisim pothuaj për qejfin tuaj
Rrugët do ua asfaltojmë deri në derë,
Prej fjalëve kalojmë në vepra menjëherë
Me Hamzën n’ballë shtetin e mbajmë gjallë,
Do sjellim edhe lumenj aty ku ska pasur kurrë
Edhe mbi lumin e shterrur do vendosim urë.
Lumiri/
Partia e ime nuk ndikohet të votohet
Kush thotë se kësaj partie i pat hyrë fitili,
Me «Rrugën e re» e ka marrë në dorë Lumiri.
Ne do investojmë në arsim e në shëndetësi
Do gjallërojmë bizneset dhe çdo tjetër lëmi,
Sepse nuk është parti për vetulla e sy të zi.
LDK, ofron programe e plane konkrete
Nga dita e parë e qeverisjes do e zbuloni vet,
Kjo parti me këmbëngulje meriton pushtet.
Ramushi/
AAK, nuk ngritet me manipulime
Kjo nuk pranon shantazhe e mashtrime,
Kjo parti është unike e dëshmuar me vite,
Kjo parti ofron pa « tavan »paga me rritje
Ofron programe me grante e subvencione,
Është parti e hapur për sëcilin, ejani e provone…
Sa ora do fusim Kosovën, n’NATO, n’pikë të ditës
Këtë do e kemi dhuratë prej miqëve t’ Amerikës,
E, ju askushi, nuk po besoni çka po u thotë Ramushi.
Albini/
LVV, e ka mbushur listën me premtime t’forta
I shpalos plano-programet me fjalë t’ngrohta,
Në tubime Albini flet, Kosova, e jona cep më cep.
Programin tonë do ta vazhdojmë si edhe më para
Do ndërtojmë kopshte, fabrika e do mbjellim ara,
Vetëm na punoftë shneta e na u dhashtë e mbara.
Po na pëlqen e s’na pëlqen kështu sikur që jemi,
Do t’ju nxisim të gjithëve të na besoni e të na thoni,
Nuk mund të jemi si askund edhe aq të përkryer,
Por, do e vetetoni edhe vet se nuk do e gjeni më mirë.