Të votohen edhe të tjerët

Kultura

Të votohen edhe të tjerët

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 13:46
Presidenti Rugova

Ne mund të flasim pa sharje e britma,

se fjalet ndezin zjarr e urrejtje.

Në euforin e zgjedhjeve të tanishme

ku premtime, genjeshtra e ofendime

përcillën më durëtrokitje frenetike

ne po humbim rrugën e bashkpunimit.

Në këtë sallamadi ku toleranca mungon

mendja më kthën prapa. 

Në zgjedhjet e kaluar të lira demokrataike

në kohen e Presidentit historik

nga vitit 1992 

ku stuhit na përplasnin në errsirë

fjalimet e Ti ndërtonin ura bashkpunimi 

për një dashuri të madhe.

Presidenti Historik Ibrahim Rugova, 

i pa zëvendësueshëm në historin tonë.

Apelonte në fushatë të votohen edhe të tjerët

së shtetin e kemi sebashku.

Të respektohet mendimi ndryshe, 

Jemi në demokraci që ta rritim pluralizmin. 

Fjalimet e tij ishin si të një misionari 

Ai angazhohej për toleroncë, bashkpunim 

dhe unitet demokratik në Kosovë.

Në fitoren e sigurt, në tubime apelonte,

Ne do të fitojme një shumicë solide

por edhe të tjeret 

duhet të jenë sebashku më ne 

në ndërtimin e vendit.

Në çdo fjalim bënte thirrje 

për nje bashkpunim më Europën, 

e miqësi të përhershme më Amerikën,

se aty është Dielli i jonë.

Shkurt 2025 Prishtinë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat