Atdhetari Ramadan Hoxha-Mulla Ramë Govori veprimtar i çështjes kombëtare

Kultura

Atdhetari Ramadan Hoxha-Mulla Ramë Govori veprimtar i çështjes kombëtare

Nga: Sami Arifi Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 18:52
Atdhetari Ramadan Hoxha (1907-1993)

Ramadan Hoxha-Mulla Ramë Govori, u lind në fshatin Gërdoc më 1907, ai ishte bir i babait Muharremit dhe i nënës Hanife. Atdhetari Ramadan Hoxha rrjedh nga një familje e varfër, por që kishin ndjenja të larta patriotike. Ramadani fillimisht kreu mejtepin e Batllavës, ai disa vite më vonë kreu edhe Medresen e Prishtinës, e pastaj edhe dy vite të tjera mësimin fetar në Prizren. Ai ka ditur të shkruaj e të lexoi edhe me shkrim cirilik, ndërsa më vonë edhe shqip. Familja e tij kishte ndërruar vend nga fshati i tij i lindjes në Sfeçël në vitin 1942, ku qëndroi plot 8 vjet, për tu vendosur pastaj në Herticë, aty qëndruan deri në vitet tetëdhjeta, e pastaj definitivisht u vendosën në Prishtinë, në Kodrën e Trimave, ku edhe tani jetojnë familjarët e tij.

Atdhetari ishte simbol i qëndresës dhe sakrificës përmes aktivitetit të tij kombëtar, ai ishte zgjedhur kryetar i Komitetit të rrethit të Llapit nga Organizata e Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH-ja) dhe kishte marrë pjesë në Kongresin e Pestë në Blinajë. Atdhetari Ramadan Hoxha nuk i shpëtoi syrit famëkeq të OZN-së, atë e arrestuan më 15 shtator të vitit 1946, Gjykimi ndaj tij u zhvillua më 30 dhjetot të vitit 1946, u dënua me vdekje/pushkatim, mirëpo më vonë dënimi ndaj tij u shndërrua në 20 vite burg të rëndë. Atdhetarin Ramadan Hoxha në burg e mbajtën 16 vite, 1 muaj e 12 ditë, ate e transferuan në burgjet e Prishtinës, Mitrovicës, por më së shumti e vuajti dënimin në burgun e Nishit.

Ramadani, pas daljes nga burgu, për t’iu larguar syrit famëkeq të UDB-së, largohej në qendra tjera kryesisht në Kroaci si në Zagreb, Split, Rijekë, po edhe në qendra tjera në Gostivar, në Zhegër të Gjilanit në Rozhaj e të tjera.

Atdhetari Ramadan Hoxha ndërroi jetë më 23 tetor të vitit 1993. I përjetshëm qoftë kujtimi për atdhetarin Ramadan Hoxha, lavdi jetës dhe veprës së tij!...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat