Hoxha i “Allahut”

Kultura

Hoxha i “Allahut”

Nga: Kalosh Çeliku Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 14:18
Kalosh Çeliku

Hoxha i “Allahut” shpesh-herë e vizitonte në shtëpi edhe një vejushkë. Vizitën e tij e hetoi një ditë edhe djali i vejushkës. Dhe, në një bisedë rasti i tha nënës: do ta vras Hoxhën e “Allahut” (Zotit)!

-Mos, e vra o bir Hoxhën, do ta dënojë vetë “Allahu” (Zoti)!

Djali, pritë një ditë, një javë, një muaj, por Hoxhën për mëkate, nuk e dënonte “Allahu” (Zoti). Një ditë hyri tinëz në xhami, dhe përderisa Hoxha e thirrte në minare mesditën me “Allahu Akber”, hipi shkallëve të minares xhamisë. Dhe, ia ngriti këmbët në “hava” (qiell) Hoxhës të “Allahut” (Zotit) nga minarja, bythekrye në livadh përpara xhamisë të Katundit.

Edhe, kur u këthye Djali në shtëpi, pasi ia rrëfeu lajmin kobzi të Hoxhës nënës, se: Hoxha nuk përfundoi në Qiell, prehërin e “Allahut” (Zotit), por në livadh. Nëna i tha: A, të thashë bre bir, se: Hoxha një ditë do ta gjejë nga “Allahu”?!

-Po, oj nënë, por edhe unë më në fund: pak, i ndihmova “Allahut” (Zotit)...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat