Përse?

Kultura

Përse?

Nga: Neki Lulaj Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 22:05
Neki Lulaj

Jemi bërë si hijenat e tërbuar kohë pas  kohe

Ulurijnë përtej  lumi përtej mulliri.

Këtu  me asgjë ky kuvend s’ kuptohet 

Paska ikur mes vëllezërish mirëkuptimi

 

Miku i shtëpisë e shpërblen vrasësin

Dje na pat vrarë, kullën na ka zjarrmuar.

Vëllai i vëllait rrufit kafe me shpërblyesin

a thua po ecim në rrugë syqorruar?

 

Po kalojmë çaste me klithma tmerri

S’e di ku na humbi qetësia e dashuria

S’e di ku na humbi trimëria dhe nderi.

 Ku na ka humbur besa dhe tradita?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat