Dushk për gogla

Kultura

Dushk për gogla

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 20:12
Ilustrim

Shitesit e fjalve boshe 

në shesh, radio, televizion,

gazeta, kafene e qajtore.

Është koha llafe boshe më shit

si ai që shiti dushk për gogla.

Populli thot:Vakti e han kshtën.

Nga shitësit e llafeve boshe

çdo premtim është mashtrim për fitim.

Kur buzëqesh urrejtje fsheh

Kur ofendon e kërcnon masa aplaudon,

Mendon se askënd nuk e lendon.

Gjat bisedës e meshef dyshim,

për veti ngrit lavderimin.

Nga e vërteta nuk ka frikë,

Sot genjën, nesër harron.

Nga llafet boshe ai jeton

Populli ato llafe nuk po i kupton.

Kur ata kthehet në shtëpi

Nuk ka rrymë,

uji ka reduksion.

Ata që mashtrohet leht, 

vaj halli për ta".

 

2

 

Para shumë kohe këta njerëz,  

nuk kishte vend askund.

Sot janë më të diturit 

Kan zën vend kudo.

Janë agresiv nese i kritikon

kur ju hjek maskën

më forcën e hunit kërcnon.

Kur llafe boshe tregojnë,

populli i shiqojnë.

Vica, kopalla, e ofendime kur tregojnë

Masa qësh e aplaudon.

 

3

 

Fjalet boshe si të vërteta i shet, 

Masa  haps sytë e shiqon.

Të gjith një zëri, 

njeri i menqur hiq pa hile.

Fillojnë ta krahasojnë

Për mënquri si Ajnshtajni 

Fillozof si Hegeli, 

Hyjnor si Profeti,  

i fortë si luani.

Sa ma shumë masa i beson

Ai mashtron e fiton.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat