Jam ilir

Kultura

Jam ilir

Nga: Adem Bytyçi Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 16:17
Adem Bytyçi

Fisi më i vjetër  n'rajon dhe Evropë

jam paraardhës i kombit shqiptar

njërit ndër kombet më paqëdashës n'botë.

 

Jam ilir, emrin e kam

nga dëshira  për t'qenë ilirë

jo n'toka t'huja por n'toka t'mia

që dikur shtriheshin  jo vetëm n'Ballkanin e sotit

por n'tërë Mesdheun

Nga Gjevgjelia  Deri n'Dardanel .

 

Jam ilir  fis bujar dhe fisnik

paraardhês i kombit shqiptar

tokat e t'cilit  padrejtësisht i janë copëtuar.

nga fuqitë Evropiane dikur

duke e lënë kombin më paqëdashês

nën sundimin e egër dhe gjenocidal

t'hegjemonizmit serbo sllav

I cili ka bërë krimet më makabre

kundër kombit shqiptar

t'cilat nuk i ka njohur 

historia njerëzimit më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat