Shemsi Hazir Gashi u lind në fshatin Mramor në vitin 1912, ai rrjedh nga një familje me taban kombëtar, edhe familjari i tij, Hamdi Gashi, njihet si luftëtar i përkushtuar për çështjen kombëtare, posaçërisht, në sulmin kundër serbo-komunistëve dhe veglave të tyre në Ferizaj. Atdhetari Shemsi Gashi në fund të vitit 1944 me pushkë në dorë dual në mal, ai kishte organizuar grupin e tij prej 18 luftëtarësh. Shemsiu mbante lidhje me Organizatën e Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH-në), ai takohej me shumë përfaqësues udhëheqës të LNDSH-së.
Atdhetari Shemsi Hazir Gashi ishte pjesëmarrës i Kongresit të V-të në Blinajë dhe poashtu ishte i pranishëm edhe në mbledhjen e udhëheqësve kryesor të kryengritësve, si me Ajet Gërgurin, Gjon Sereçin e të tjerë, para se të fillonte punimet Kongresi. Shemsi Hazir Gashi ishte pajtuar me iden se grupe të LNDSH-së duhej të kalonin në Greqi në mëryrë që prej andej të zhvillohej veprimtaria kundër regjimit serbo-sllav të Jugosllavisë.
Atdhetari Shemsi Hazir Gashi ishte udhëheqës i një grupi të armatosur që vepronin së bashku me grupet tjera të armatosura si me atë të Kadri Bebës, Islam Domanekut, të Ajet Gërgurit e të tjera, ai me grupin e Ajet Gërgurit ishte takuar në malet e Jezercit...
Atdhetari Shemsi Hazir Gashi-Mramovci u kap nga OZNA më 15 shkurt të vitit 1947, ai u dënua me vdekje/pushkatim më 29 mars të vitit 1947 me vendimin e gjyqit 15/47. Ekzekutimi i atdhetarit Shemsi Hazir Gashit është kryer më 28 maj po të këtij viti në ora 3:00 të mëngjesit, procesverbali i ekzekutimit ishte Nr.51/47-10
Lavdi heroit të kauzës së madhe kombëtare Shemsi Hazir Gashit-Mramorit dhe të gjithë atyre që ranë për lirinë e atdheut!