Më 21 shkurt në Zagreb, promovohen dy librat: Gratë Frymëzuese të Diasporës Shqiptare (I) dhe (II)

Kultura

Më 21 shkurt në Zagreb, promovohen dy librat: Gratë Frymëzuese të Diasporës Shqiptare (I) dhe (II)

Nga: Dashnim Hebibi Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 08:33
Kopertina

Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë e veprojnë në Kroaci, konkretisht në Zagreb, se Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, të premtën, më 21 shkurt 2025, në ora 19.30, në adresën:

Qendra Kulturore Shqiptare në Zagreb (Frane Petrica 4), do të promovojë/prezantojë dy librat e PhD. Dashnim Hebibi, gazetar, publicist, poet, me titull:

Gratë Frymëzuese të Diasporës Shqiptare (I) dhe (II)

Në këtë ngjarje kulturore, për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, së bashku me autorin, do të jetë redaktori /recensenti z. Jeton Arifi, M.A dhe z. Rafet Ademi nga Instituti Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore me qendër në Cyrih të Zvicrës. Dy librat janë botuar nga Shtëpia Botuese: 'Libri Im' në Qytetin e Pejës në vitin 2024 dhe janë sponzorizuar nga z. Adem Osmani me familjen e tij, afarist, bëmirës e atdhetar nga Kosova që jeton e vepron në Zvicër si dhe z. Sabit Abazi nga Medvegja me disa miq.

Këta dy libra janë përkrahur nga Instituti Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore dhe nga Platforma Mediale 'helveticALforum.ch'. Vlen të veçohet se autori, për herë të parë ka zgjedhur Kroacinë, respektivisht Zagrebin për të promovuar librat, duke ua kujtuar se në këtë libër është edhe një pjesë e grave shqiptare të pasqyruara në këta libra dhe se atje ka edhe shumë miq.

Në promovim pritet të vijnë edhe personalitete të njohura nga komuniteti ynë që jetojnë e veprojnë në Zagreb. Pas Zagrebit, së shpejti, librat do të promovohen edhe në Zvicër, me përkrahje të Qendrës Shqiptare Mediale me qendër në Zvicër (SAM24.ch) (SwissAlbanianMedia), ku autori jeton e vepron dhe pastaj në disa shtete të tjera të Evropës, ShBA e Kanada.

Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat