një kopsht ku mendja fle,
Një bimë e keqe, rritet te ne.
Nuk do ujë, diell, as kujdes,
Shkon e rritet si hija e zezë.
Është injoranca, veshur në zi,
Që pjell ligësi, smirë dhe zili.
Nuk e vret mendjen së mbari,
Përveç asaj bote, përtej varri.
Futet në debate, me ca porosi,
Të bëjë rrëmujë, të mbjell huti.
Me të arritura, s’pajtohet kurrë,
Suksesi yt për të është torturë.
Me fjalë të mëdha e punë aspak,
Pse rren për fushe s’bëhet merak.
- Koka jam unë!- thotë injoranca,
E mbrapa saj, mshifet injoranca.
injoranca, lule që dalldiset,
Sa ta ushqesh, më shumë harliset.
Leximi e tremb, arsyeja e largon,
Një mendje e bukur nuk e toleron.
e vaditni, këtë bimë të keqe,
Për t’na bezdis’ si morri n’musteqe.
Me mend në kokë, të heqim plehra,
Për një shoqëri, me më shumë vlera.