Uni i unit

Kultura

Uni i unit

Nga: Dedë Preqi Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 16:58
Dedë Preqi

Njeriu prej lindjes deri në madhore

Me tonelata ujë t’pishëm absorbon,

Me tonelata ajër merr e lëshon

Me tonelata ushqim shpenzon

Dhe mbas proceseve metabolike

Të gjitha këto për një jetë i hargjon.

Por, njeriu për ta krijuar «unin» e vet

Do duhej t’a krijon edhe «unin e unit»

Nga pasardhësit që e vazhdojnë jetën,

Si modele njerëzore të mrekullueshme

Dhe ta zbulojnë në thellësi të vërtetën,

Se kjo botë s’trajtohet vetëm si gozhdë

E ngurtë në një shelgje të butë…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat