“KULTUROFAGËT, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten në plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që mund t’i coptosh, po jo t’i çqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë… që t’i çqitësh këta nga kolltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën po edhe këmbët e trupin…“
E pyes veten: a, i kemi ne kulturofagët edhe sot në demokraci?!... Po. Edhe, atë: nëpër institucione e shtetit të “përbashkët”. Mjetet e informacionit, portalet elektroronike, Facbook, Instagram dhe YouTube...
Parti politike… Komisione partiake… Juri kulturore... Kudo. Farë hithe kjo, që ka mbi qysh në kohën e komunizmit dhe ka lëshuar rrënjë në shoqërinë shqiptare brez pas brezi.
Hapni gazetat!... Radion… Televizorin… Nuk i shihni si fotografohen, marrin poza… Shesin mend: “ne nuk vuajmë nga komplekset. Ne kemi ardhë këtu që të eci puna mirë… Para kyçjes sime, qe caktuar lista e pjesmarrsve shqiptarë në të. Në vitin e ardhshëm do të insistoj të ftohen poetë që nuk kanë pasur rastin të marrin pjesë në këtë manifestim, pamvarsisht simpative e antipative që personalisht mund të kem për ta.“
O Imzot, shpëtona nga këta kulturofagë! Mëshirë! E sakatuan arsimin. Kulturën shqiptare. Përditë, e shesin veten një torbë taxhi. Dhe, përderisa unë kam rënë në dy gjunj, i kam ngritur duart lartë nga qielli, bëj lutje, Kulturofagu merr guximin dhe vazhdon betejën: “Nëse ndodhë, që në edicionin e ardhshëm të gjendem para aktit të kryer… do ta bëj pa hezitim të njëjtën…
E shihni, ky Kulturofag mendon që edhe në vitin e ardhshëm ta sakatojë kulturën shqiptare. Asnjë fjalë nuk e thotë për mospjesmarrjen e poetëve nga Kosova. Asgjë. Kafshatë e madhe kjo, që i ka mbetur në fyt.
Dhe, kur gazetarja e pyet: “Po, pse erdhët atëherë në vend të tij? “Kulturofagu përgjigjet: “Erdha që t’i shtyjë gjërat përpara…“ O bjeri he burrë, bjeri kulturës shqiptare! Dhe, ai i armatosur deri në dhëmbë e nxjerrë “nagëntin“ me fishekë qorra nga brezi. Vazhdon: “Unë do të provoj me të gjitha forcat e mia që të jap një trohë kontributi, dhe nëse pas një kohe do e vërej se, nuk ecin gjërat do ta lëshoj vendin një më të afti…“
Duartrokitje. E arrin kulminacionin. Mjerimin e tij prej kulturofagu: “… këtë detyrë nuk e kam pranuar as për afirmim as për shërim kompleksesh eventuale“.
Amani, edhe njëherë të lutem, ndale luftën!...
Dhe, pasi e ka derdhur gjakun deri në gju në gazetën e tij të shtetit “përbashkët”, përfundon: “… nëse, nuk arrijmë pozitën e poezisë sonë në edicionin e ardhshëm të manifestimit kulturor, gjithësesi nuk do të rri si duduk dhe nuk do t’i shërbej kujt për alibi qesharake…“
Të lumtë!... E ke thënë si burrat… Vazhdoe luftën!... Kulturofagu e ngushëllon veten. Shpreson. Fotografohet… Merr poza... Lexon pizi… Shetë mend… Tre orë para fillimit të manifestmit, dhe jepë dorëheqje. E nuk e di se, dorëheqja është humbje.
Paaftësi… Dorëzim i armëve… Tashti, e ndërron strategjinë e lufës. I shkruan letra dashurie Ministrit të Kulturës. Probatimit, që para një kohe me shokë anonimë (nëse ju kujtohet) patën një takim pune për ta sakatuar
shqiptare. E kandidon veten për ministër të Kulturës. E thërret në ndihmë BDI-në: “Burime në partinë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) thonë se, fajtorë për dorëheqjen e F. S. është Ministri i arsimit A. P. i cili ashtu si edhe A. V. më parë i ka futur në këshill pa u afruar kurrëfarë përkrahje e duke i lënë si “dele të nënkryeme në mes të ujqërve“.
O Imzot, si plasa së qeshuri nga kurrizi! Fajin e kanë vetë: pse, nuk dërgojnë ujqër???!!!... Delet e nënkryeme, le t’i mbajnë për vete, në vathë… Dhe, i madh e i vogël çohen më këmbë në gazetën e përditshme LAJM, ku janë të punësuar probatimat. E thirrin edhe njëherë në ndihmë zëdhënsen e BDI -së. E shajnë Xh. S. “këtë poet të madh me shpirt dhe poezi“, që vështirë e ka të shkojë pas gomarit… Profesorin e letërsisë, Dr. N. S.. “që nuk ia ka mësuar mirë siç duhet letërsinë shqipe në fakultet. N. V. që merr guximin të lexojë pizi, pa lejen e “patriotëve “ të vonuar... Kryetarin e Komunës së Strugës z. R. M. që ua ka pastruar trotuaret, po jo edhe dhiaret e manifestimit kulturor...
Vazhdojnë me sharjet, ofendimet e poetëve shqiptarë pjesmarrës të manifestmit nëpër të përditshmet në gjuhën shqipe: shkaku poezisë “Albanie“ (Shqipëria) “ me nënteks fyes për shqiptarët, që u bë shkas për braktisjen e këtij karnevali “kulturor” nga të gjithë poetët tanë (??? Edhe atë, në fushën e mejdanit… Gazeta, portale elektronike, Facebook, Instagram dhe YouTube, ku kryqzohen penat…
1
Hi-hi-hiii… Përsëri zgjimi. Zgjimi, që pas një nate të gjatë, më shkundi në Agim. E ngarkova Veten në shpinë, e lidha nye dhe këmbadoras u nisa dhiareve për në Liri me këtë këngë:
Unë nuk e dua këtë Shtet. Ferrparajsë
Që e duan trusakatët. Rrugaçët kuqezi.
Rrospitë Meshkuj. Dhe, Doktor Ziu.
Unë e dua Mëmëdheun! Dhe, Atdheun.
Unë nuk e dua këtë Shtet policor. Ferrparajsë
Ku ma dhunuan Mëmëdheun. Dhe, Atdheun.
E shtiret se më do shumë Mua Poetin rrebel
Pusi më vë pas ferre. Rrugën mos ta vazhdoj
Për në “Baba Tomor”. Atdheun e perëndive:
Vera ku pihet. Shkruhet poezi e bëhet dashuri.
Unë e dua Mëmëdheun! Dhe, Atdheun!…
Rrezik është, kur Kulturofagu gërhet për liri! Policia letrare me lëvizjet që bëjnë, nuk shquhen aspak për bukuri të përjetshme. Dhe, nuk e kanë as kuptimin e të përjetshmes. U mbetet vetëm t’i dëgjojnë këlyshët e tyre me zgjebe nëpër gazeta dhe mjete elektronike të informacionit, të shkruajnë nëpër gazetat dhe revistat e tyre policore, ose t’u duartrokisin: “sa bukur”! “U lumtë!“ Po, vallë, a nuk ju duken se kërkojnë forma mosletrare për të mbuluar paaftësinë e të shkruarit, të bërit art. O Imzot, sa esëll janë në politikë, në atë që e shkruajnë dhe e thonë nëpër mjegull...
Me plot gojën e them: Thyeni qafën nga politika, kultura dhe arti i shpirtit! Kultura shqiptare është si zjarri. Djeg dhe spastron, hedhë në gjyqin e vlerave. Gjiriz, pas shtëpive.
Pjella e keqe, që nuk ka pi ujë në Burimet e pastërta të maleve tona: “Baba Tomor”, “Drenovë”, “Sharr”, “Çelëvjollcë”, “Bjeshkët e Nemura”, po në Kënetat dhe Hurdhat sllave, pas Karpateve... Dhe, e urren artin e vërtetë, sheh në fundin e vet të mjerë, e kanë ngritur bishtin dhe kudo dhesin kakërdhia livadheve…
Shqiptarët duhet të hapin një Shteg, rrugë të tyre drejtë maleve. Burimeve. Patjetër, duhet të hipin në “Baba Tomor”. Atdheun e Perëndive, ku pihet vera, shkruhet poezia dhe bëhet dashuri… Shkurt, t’i dalin zot vetes… Besës… Trimërisë… Atdheut… Rrugë kjo, që kalon përmes mohimit dhe Vdekjes…
Aparati burokratik komunist, e ka pjellë Policinë letrare. E ka shpallur Kulturofagun kryepolic të letrave shqipe, për të mbajtur nën zingjirë krijuesit e vërtetë, duke ua ndërsyer këlyshët me zgjebe… Edhe në Kosovë… Edhe në Shqipëri… E ka zgjëruar rrjetin policor, duke mbëledhur informata, që më vonë të kthehet në kabinet, shtoj numrin e Policisë letrare për të mbajtur nën zingjirë kulturën shqiptare dhe talentët e “rrezikshëm“ për shtetin…
Hidhni sytë përreth! Vështroni! Dhe, çka shihni?! Gazeta dhe revista policore. Kudo mbijnë si këpurdhat pas shiut. Edhe atë, në provincë. Katund. E lëvdojnë njëri – tjetrin, e ngrejnë në qiell. I thurin hymne. E bëjnë artin e arrnimeve me arrna të vjedhura. Asgjë origjinale. Kombëtare... Hale katundi…
Policia letrare me Kulturofagun në krye di të kujdeset edhe për gjeneratën e re të studjeuesit, dhe shkenctarit, që të mos infektohet nga “armiqtë e shtetit“. Përpilon planprograme shkollore. Tekste shkollore dhe lektyra shkollore me vlera sakate duke i flakur nga institucionet shkollore vlerat e vërteta letrare e kombëtare shqiptare.
E pyes veten: Kush do të jetë prijësi që do të na e kthej Atdheun?!... Populli shqiptar është i pamposhtur. Historikisht, gjatë ndryshimeve demokratike, ka qenë mbi nivelin e liderëve politikë. E dëshmoi këtë edhe gjatë ndryshimeve demokratike; edhe gjatë Luftës së fundit të UÇK-së në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. E di rrugën e vet drejtë Lirisë. Jo, pse: edhe, kësaj radhe në këto momente të vështira do t’u prijë trusakatëve, këtyre melezëve të “Kalit të Trojës”…
Askujt, të mos i shkojë mendja, se: populli shqiptar e ka humburr rrugën. Atdheun. Shpejt do të vij Dita, Agimi i freskët, lindja e Diellit… Dhe, pasi të flakë gjendjen e fatkeqësisë së gjatë, do t’i këpusë zingjirët e robërisë shekullore.
Rrezik! Rrezik është, Kulturofagu të të ndërsehet pas shpine. Në rrugë, jargët t’i nxjerrë pas porte. Ditën të lehi në iriq. Ose, ta nxjerri gjuhën nga vapa dypëllëmbë. Bishtin ta shti nën këmbë… Gërhasë për liri…
2
- Zgjohu! Zgjohu, më shkundi fortë Njëra Meleqe (Engjulleshë). I hapa sytë. Dy Meleqet tjera më rrinin mbi kokë.
- I zgjuar jam…
- Atëherë, ç’bënë ?! Pse fol jerm?!…
- E pash një ëndërr të keqe ditën…
- Hi-hi-hiii… Ne nuk mund të shohim ëndërra natën. E, ti sheh ditën…
- Epo, këtu qëndron magjia… Unë ëndërrat i shoh ditën… Dhe, jo Natën.
- Tybeistifa! Mëshirë, o Zot! E paskan pushtuar xhindet, që në fëmijëri…
- Edhe më rrahin, më mbytën dajak. Dorë më dorë më hudhin majë lisave… Çati më çati të shtëpive…
- Lidhjani duart! E kanë çmendur kurvat… Edhe tri herë duhet përshkruar te “Dy Lisat e Çukës”…
Dhe, më përshkuan njëherë… Edhe njëherë … Edhe njëherë… Një hajmali ma varën përqafe. Thanë: Mos të munden t’i afrohen më xhindet… Nusja me pashterkë të kuqe…
-Tashti, tha Njëra nga Tri Melaqet duhet nxjerrë në Diell te “Guri i Zi”. Nëntë ditë e nëntë net duhet ta terim vetëm me një këngë…
Dhe, më nxorrën në Diell. E nisën orgjinë. Unë në kokërr të shpinës përsëri ia thash këngës:
Nuk e shihni si lehin pas shpine. Ndërsehen
E nxjerrin gjuhën dypëllëmbë. Përjagen në
e informacionit. I japin njëri - tjetrit guxim.
Edhe lëvdata. Turren me të katra deri te porta.
E kthej pas kokën. Më dhimbsen mjeranët
Kur i shoh kaq të vegjël. Këlyshë me zgjebe.
Mund t’i ha kur të dua meze. Pi me Miken Di
Dolli me verë. Po, nuk e meritojnë këlyshët me zjebe…
- Edhe një!... Edhe një!… Edhe një!… Duartrokisnin Tri Meleqet…
- Jo. Mjaftë e keni një… Tjetrën do ta dëgjoni Ditën e dhjetë…
- Po, ne nuk e kemi ndërmend të të mbajmë në Diell dhjetë ditë…
- E di, ju do të më terni në Diell nëntë ditë e nëntë netë… Ditën e dhjetë do të fluturoj në qiell…
- Hi-hi-hiii…Mjaftë fole më jerm!… Marrëzira… Edhe Ditën… Edhe Natën… Nuk e di, kur je në gjumë… E kur, i zgjuar…
- E di, kur jam në ëndërr… U thash, njëherë: Unë ëndërrat i shoh Ditën…
- Budallai… Prapë me ëndërra… Ne nuk mund t’i shohim Natën… E ky na i shihka Ditën… Të mjerat ne, si do t’i primë këtij Shkrimtari para në këtë gjendje për në “Baba Tomor”…
Lehtë… Xhindet mi përzeni!… Nusen me pashterkë të kuqe… Me gjithë këta në shpinë nuk mund të hip në “Baba Tomor”...
- Ne t’i përzëmë Ditën me vite… Po, ti përsëri i thirrë Natën…
- Jo. Unë nuk i thirr as Ditën… E, as Natën… Ato vijnë vetë…
- Hi-hi-hiii… Vijnë vetë, ë?!... E kush i thirrë me poezi në shkrime publicistike dhe libra?!...
- Unë, jo! Kalosh Çeliku…
E, kush është ky që e terin në Diell?!...
- Kalosh Çeliku…
- Edhe këtë e kanë pushtuar xhindet?!... Nusja me pashterkë të kuqe…
- Po. Edhe atë, e hedhin dorë më dorë majë lisave… Çati më çati… Pak para agimit e kthejnë mes Nanës dhe Babait…
- Hi-hi-hiii… Po, ne jemi ato Tri Meleqe… Njëra të pri para… E Dy të tjerat të mbajmë për krahu…
- E di. Edhe sa ditë do të më terni në Diell?!...
- Edhe tri ditë e tri net…
-Tashti, Kalosh Çeliku futi edhe një sy gjumë!… Ëndërr… Poezi…
-Imzot, Kulturofagu shkruaka
bukur pizi???!!!...
3
Një ditë të bukur vere, në Dimër e hipa Veten në minare dhe fluturova në qiell në prehërin e Hënës së verdhë kulaq mbi “Çelvjollcë”. I rrokullisa ato dy shtamat e saja me verë na, që më dhanë fuqi ta vazhdoj luftën Time mes yjeve. Unë ende jam në qiell. Një ditë do të zbres në tokë, po jo në Qytetin e qyqeve, po në
“Baba Tomor”. Atdheun e shenjtë të perëndive, ku pihet vera, shkruhet poezi. Dhe, bëhet dashuri …
- E Kopenë me zgjebe si do ta lësh vetëm, më tha Njëra nga Tri Meleqet. E di se Ajo të do marrëzisht?!...
Jo, nuk do ta lë vetëm. Edhe Unë i dua!...
- E, atëherë si do ta vazhdoni luftën?!…
Dashurinë?!…
- Fare lehtë, me anë të shenjave Qiellore: Hënës plotë . Yjeve... Dhe, pulës me zozgjë. Arushës Madhe në Qiell. Unë nga Hëna do t’ju dërgoj shenja…
- Po, ti nuk je profet?!
- Profet jam, Mikja ime Di e Netëve pa gjumë mes poezive. Profet. Përderisa një ditë do të zbres nga Qiqlli në “Baba Tomor”…
4
Hënë, jam një i çmendur. E kam ngarkuar Veten në shpinë. Dhe, nuk di ku ta zbres, hedh barrën në përrua. Vallë, mos ke ndonjë breg, kasollë. Mundet edhe ndonjë Rrap. Hije. Armën, së paku ta var në një degë. Gjokun ta lidh nën hije. E kam një Rrap më tha Hëna. Vetëm, pandërprerë në të shti rrufeja. Eh, po mu një të tillë dua, që përditë e goditë rrufeja. Mjegullat i rrinë mbi kokë kësulë. Shiu, breshëri dhe bora.
- Hi-hi-hiii… Mos e do edhe një Mike?!... Qeshi , njëra nga Tri Meleqet.
- Mundet. Një. Dy. Tri… sa të më jepni dhurata për Dimër… Nuk i kthej prapa dhuratat e Zotit.
- E të njerëzve?!
- Dhuratat e njerëzve i kthej prapë. Nuk e di pse, nuk mi do zemra, nuk mund t’ua zgjas dorën…
- E di, vite me radhë të është ngulitur një mendim në kokë. Edhe atë, fajin ia hedh Babait.
- E vërtetë. Babai është fajtor. Moti më ka thënë se, mos i prano dhuratat e njerzëve, po të Zotit…
Dhe, ti aq besnik që je, e mbajte fjalën.
-Po.
- Hi-hi-hiii…
- Mos qesh! Kot të pyeta, mos ke ndonjë breg… ose Rrap në Shkup…
E kam. Cilin e do, bregun apo Rrapin?!...
- Rrapin!...
- E sheh atë “Çukë”?
- Po.
- Edhe “Gurin e Zi”? …
- Edhe “Gurin e Zi”…
- E mu te ai “Gur i zi” janë Dy lisa binjak, që bashkohen në një trup drejtë qiellit…
- I kam parë qysh si fëmijë. Edhe kam luajtur në afërsi të tyre, pas një cungu...
- Ëhë, do të thuash i ke spiunuar gratë shterpa…
Dhe, kur i hapa sytë. E pash Veten pranë atyre Dy lisave. Tri Meleqet më përshkonin dhe këndonin këngë:
O Zot! Ia përze xhindet. Nusen
Me pashterkë të kuqe. Është i pafajshëm.
Natën vonë ka përmirë në sofër
Të xhindeve. E ka parë dhe Hëna.
O Zot! Merre në dorë! Hudhe
Në Hënë. E kanë pushtuar xhindet…
- Edhe njëherë më përshkoni! Edhe njëherë!... Edhe njëherë… U zgjova nga mendimet… Magjitë e Tri Meleqeve...
- Mjaftë e ke tri herë, më thanë Tri Meleqet. Rregulla ka këtu, rregulla. Nuk mund t’i ndërrojmë ne se, jemi të pafuqishme. Nusja me pashterkë të kuqe të ka në dorë. Hudhë majë lisave… Çati më çati…
5
Poet rrebel të jesh do të thotë, o burra:
Të vozitesh me autobusin e maxhupëve.
Gruaja të t’i paguaj borxhet nëpër taverna
Mikja të të sjellë verë me dy shtama.
Nëna parti mos të të dojë. Edhe Shteti
Vera të të dojë marrëzisht. Dhe, Gratë.
Poet rrebel të jesh do të thotë, o burra:
Verën dhe paratët të t’i dërgojnë nën Rrap.
Mikes t’i thuash: paraqitu kur të kesh lekë
Mundësisht, paguami disa ditënetë mbi Liqe!
Muzat të më vijnë Natën nga toka e qielli.
Poet rrebel të jesh do të thotë, o burra:
Tri Meleqe të të prijnë për në “Baba Tomor”.
Zoti të të dojë... Vera... Dhe, gratë...
-Zgjohu! Mjaftë fole jerm! Përsëri, pe
Ëndërr të tmershme?!...
- Po.
- E, çka pe?!...
- Tmerr! Vera dhe gratë më hanin të
Gjallë mes librave…
- Nuk kërkove ndihmë?!
- Jo.
- Pse ?!...
- Më mirë le të më hanë gratë, sesa qentë e ngratë me zgjebe!…
- Hi-hi-hiii… Gabim. Ne është dashur të të hamë me gjithë eshtra. Dhe, ja do të të hamë, pimë me verë…
Lakuriq, ashtu siç më kishin nxjerrë të më terin në Diell, filloi orgjia. E para Meleqe m’i derdhi dy shtama me verë në fytyrë. Dy të tjerat filluan të më lajnë me shtamat e tjera plot e përplot me grykë. Fërkojnë. Gjoksin. Teposhtë, nën bark… Lëpijnë… Hanë…
O Imzot! Ndihmë, bërtita gjysëm i vdekur. Eshtrat së paku mi ruani për qentë me zgjebe!... Eshtrat…
- Jo, më tha njëra nga Meleqet që mi nguli dhëmbët deri në asht. Tjetra filloi të pi gjak, sikur të ish gjaku i Azreti Isait… E treta i kërceu Gjokut në shpinë… Dhe, fluturoi në qiell…
6
Ditën e dhjetë i mbëlodha eshtrat te “Guri i Zi”, dhe i hodha në shpinë. Edhe njëherë e përshkova Veten te “Dy lisat e Çukës”, dhe zbrita në Katund. Tri Meleqet më dolën para në lëmë, ma zbritën thesin me eshtra nga shpina dhe më futën në shtëpi. Dy shtama me verë mi vunë përpara ta shuaj etjen. I ngrita me fund. I kërkova edhe dy shtamat e tjera. Mi prunë. Edhe këto i zbraza me fund. Edhe ato dy të tjerat mi sillni, bërtita. Më pihet verë, ende kam etje!...
Dhe, kur i zbraza të gjitha shtamat e Tri Meleqeve, u rrëzova si cung i prerë në shtrat. Gjumi më mbështolli lyrek. Erdhi Nusja me pashterkë të kuqe, dhe gjithë natën më hodhi dorë më dorë majë lisave… Çati më çati të shtëpive në Katund… Edhe, dikur nga mëngjesi më përshkoi te “Dy lisat e Çukës”… Vetëm, unë më tha, ty mund të t’i përzë xhindet. Unë. Tri Meleqet të kanë munduar kot, nuk ta dinë hujin. Hjamalitë nuk të zënë, kot t’i kanë varë për qafe. Edhe përshkuarja te “Dy lisat e Çukës”, nuk të bëjnë dobi. Magjitë i ke pirë me verë. Plumb duhet shkri për ty në një enë me ujë, që të ikin xhindet. Edhe eshtra të vdekurish duhet derdhur në atë enë. Thirrim të vdekurit. Përzëmë xhindet. Në fund, të t’i mbledhim eshtrat nëpër dhomë mes librave…
Tashti, më ka mbetur pa provuar edhe hajmalia ime e fundit. Edhe kjo nëse nuk të zen, prishë magjitë… Zoti të ndihmoftë!...
Zgjohuni të vdekur, se më mbytën të gjallët!...
7
Natë. Matanë dritares Hëna e plot kulaq më thirrte për darkë. E kishte shtruar sofrën nën Rrap me dy shtama verë. Yjet na bënin dritë mbi kokë me nga një fener në dorë. Vetëm, tashti ia pash mirë fytyrën e verdhë hyjnore. Bukuri e rrallë përrallore, që i magjepste edhe shtatë katunde. Dorën në zemër, nuk kishte burrë nëne që mund t’ia kthente prapë magjinë. E kishte lindur Zoti për qiell. Majë lisave të na bëjë dritë, mes maleve të hipim në majë. Rrugës të na japi gji, fuqi për luftë…
E kutpuat tashti me këtë se, çka dua të them mes këtyre rreshtave?!... Jo. Punemadhe. Dhashtë Zoti e kuptoni diku nga mesi i rreshtave, ose fundi i librit…
Na qoftë rruga e mbarë!...
- Marrëzira po flet, më tha njëra nga Tri Meleqet. Kohën e fundit edhe i hedhë nëpër libra. E helmonë rininë. Njerëzimin. Gratë na i le pa burra. Burrat pa gra. Kopeja me zgjebe paska të drejtë që të ka rrethuar në Qytetin e qyqeve.
Rrugët t’i paska mbyllë nga të gjitha anët. Shtigjet. Vetëm qielli të ka mbetur i lirë. Qielli…
- Hi-hi-hiii… E paskam një rrugë të lirë… Qysh si fëmijë Hënës ia kam pasur lakmi… Diellit… Pulës me zogjë…
Tri Meleqe më prinë për në “Baba Tomor”…
8
Gruaja ime me dy shamia lidhur për brezi, një ditë më tha: më kushton shumë shtrenjtë. Rrapi... Vera… Mikja… E di, i thash. Vetëm se, unë nuk kam faj. Gjithmonë në jetë më kanë pri Tri Meleqe. Njëra para, dhe Dy të tjerat më kanë mbajtur për krahu. Qeshi. Megjithatë, më kushton shumë shtrenjtë…
Verë. Ose, pak vjeshtë në verë. E unë ende nuk dija se ku do t’i kaloj pushimet verore. Shkaku?!... Dihet. Lekët më mungonin tmerrsisht, edhe më shumë këtë vit. Mashat shqiptare që punonin nëpër instuticionet e Shtetit të “përbashkët” e kishin bërë të veten, ia kishin arrirë qëllimit. Librin t’im me drama: “Lamtumirë bërllog“ që posa doli nga shtypi e kishin shpallë si të rrezikshëm dhe nuk donin të mi paguanin lekët. Edhe borxhlinjt kishin ikur nga sytë këmbët në pushime. Kështu që, unë edhe këtë verë do t’i bieja fyellit me dy bira…
- Bëhu gati, më tha Gruaja ime me dy shamija lidhur për brezi! Edhe këtë verë unë do të t’i paguaj pushimet. Nuk bëra inatë. E mora valigjen dhe fillova t’i shti brenda teshat. Disa libra. Edhe një fletore. Ishte satira ime që e kisha shkruar këto ditë: Repriza e “vëllazërim – bashkimit“…
Në Strugë arritëm pasdite. U vendosëm në hotel, një apartman me dy shtretër, plus dy të tjerë ndihmës dhe një shporet e një frigorifer. Asgjë nuk i mungonte. Edhe lugët, edhe enët, edhe gotat i kishim në dhomë. Shpellë e vërtetë malore me pamje nga Liqeni…
Të nesërmen, në vetshërbim i bleva dy litra verë dhe një uzo. I futa në frigorifer. Burri, i thash vetes, nuk bënë pa armë ta pres Natën. Dhe, dola i pari në plazh. U zhyta në liqe. Uji ishte i ngrohtë. Notova. Dikur, u ktheva në shpinë dhe rrëshqita edhe disa metra mbi valë. Uji i pastër lot dhe i qetë. Parajsë e vërtetë. U zhyta nën ujë si peshk. I hapa sytë: fundi i Liqenit. Rërë dhe disa barishte. Edhe peshq në grupe. Dikur, dola në sipërfaqe dhe u nisa më shpinë nga bregu. Turistët më veç filluan t’i zënë pozicionet nëpër çadra. U shtriva në rërë dhe e hapa një libër. Pak më vonë erdhi edhe djali dhe Gruaja ime me dy shamija lidhur për brezi. Edhe ata u shtrinë pranë meje në rërë…
9
Jeta është luftë. E kam thënë këtë disa herë me radhë nëpër librat e mi në prozë e poezi. Mos të them, me qindra herë… Mijëra… Vetëm, në një luftë kaq të ashpër, vdekjeprurëse me armiqtë shekullor të korrish fitore, do të thotë të dish ta përdorish armën, në këtë rast penën. Shkurt, të jesh kaçak natë e ditë me nagantë në dorë. Dimër e verë. Ditën e natën. Pusi më pusi. Ose, siç thotë populli: ” uji fle e hasmi nuk fle…“
Vërtetë, të mbesish gjallë mes kaq armiqëve, ose siç u them unë Kopesë me zgjebe, është mjeshtri. Heroizëm. Tekefundit, të jesh i shenjtë, të të dojë Zoti. Tri Meleqe të të prijnë për në “Baba Tomor”. Njëra para, e Dy të tjerat të të mbajnë për krahu. Mos të të zë helmi… Plumbi… Uji… Zjarri…
Zonjën Vdekje ta kesh mike. Natë e ditë me te të ngresh dolli mes poezive... Librave… Pasmesnate, të çmendesh dhe të fluturosh nga dritarja në qiell. Dorë më dorë të të hedhin xhindet majë lisave. Pak para mëngjesit të të kthejnë në dhomën tënde me libra. Prehërin e Nuses me pashterkë të kuqe. Dhe, gëzohem që ju nuk dini asgjë për këtë nuse, se po të dinit, do të iknit nga sytë këmbët. Ose, do të bënit vetëvrasje, kërcenit nga kati i shtatë në asfalt. Ndodhë, vetes do t’ia hiqnit një plumb baaam, në kokë…
Unë nuk bëra vetëvrasje. E zgjodha luftën. Shkaku se, mu duk rruga më e lehtë për fitore. Nëntë vjet kemi bërë luftë. Vitin e dhjetë u nisa për në “Baba Tomor”. Atdheun e shenjtë të Perëndive, ku pihet vera, lindë poezia... Dhe, bëhet dashuri…
10
Ditë e bukur vere në Dimër. I hapa sytë. E shkunda veten nga marrëzirat... Xhindet… Nusja me pashterkë të kuqe… E pash edhe se, i kisha futur një sy gjumë. Ëndërr e kisha parë Kalin e azreti Aliut. Erdhi i rraskapitur e i përgjakur nga lufta e Qerbelasë…
Tri Meleqet veshur në të zeza e përqafonin, derdhnin lotë. E përgadisnin t’i kërcej unë në shpinë. Luftën ta vazhdoj me penë… Unë isha Ai, që do ta shaloja Kalin e azreti Aliut…
Dhe, për çudi e kisha shaluar nëntë ditë e nëntë netë. Ditën e dhjetë, fluturova në qiell… Ende jam në qiell dhe nuk di çka të bëj me Veten time në shpinë, ku ta shkarkoj, hudh në një përrua… Hurdhë… Ose, Hënë…
Asgjë nuk paska për t’i lakmuar qiellit. Asgjë. Edhe Dielli, edhe Hëna kotë bëjnë rrugë nëpër qiell. Kotë na sillen mbi kokë. Kotë shpërndajnë rreze… Dritë… Përzënë mjegulla... Qielli përsëri na mbulon me errësirë… Gjumë... Ëndërra… Yje…
Dhe, ç’atë ditë që doli nga shtypi libri im me drama: “Lamtumirë bërllok”, unë e pash veten rrugës për në “Baba Tomor”. Atdheun e Perëndive... Vendin e shenjtë, ku pihet vera, shkruhet poezia... Dhe, bëhet dashuri... Imzot, sa rrugë e gjatë e mbushur me ferra. Shkurra. Pusi. Dhiare, që po të kapnin për mënge, këmbe, për dore. Hiqnin teposhtë kodrës, e ti këmbadoras ngjiteshe malit mes egërsirave… Kopesë me zgjebe, që ulurinte pas teje e tërbuar vetëm për një asht… E nxirrte gjuhën dy pëllëmbë… Dhëmbët... Bishtin mes tyre e lëvizte, bishtin edhe ndonjë buçë… Bythët… Përdridheshte… I shkundte frutat si ndonjë pemë e rrahur nga shiu… Stuhia… Megjithatë, asgjë nuk biente në tokë. Asgjë.
Papritmas, mu kujtua Rrapi dhe poezia e Xhaxhit Kuqezi, që kishte hipur mbi Rrap. E kur e kishin pyetur, po t’i thyhet dega ku do të biente?!... I kishte hapur sytë. E ata i ishin përgjigjur: në prehërin e Rrebelit, që rrokullis shtama me verë nën hije... Shkruan poezi dhe e pret Miken Di…
Imzot, nga kjo hije sa afër e kisha Qiellin… Diellin… Lirinë…
11
kur erdha në vete dhe i hapa sytë, Tri Meleqet qanin mbi kokë. Lotët u shkonin rrëke. Luteshin mbi mua me nga dy shtama verë.
- Shyqyr Zotit, që erdhe përsëri në jetë! Zoti madh, falemnderit që na e ktheve prapë…
- Pse, paskam vdekur unë?!...
Po, u përgjigjën të Tria Meleqet njëzëri.
- E kur?!...
- Ditën e dhjetë… Natën kur ke fluturuar majë lisave…Çati më çati…
- E di. Nusja me pashterkë të kuqe më pati në dorë… Edhe më përshkoi te “Dy lisat e Çukës”. Magjitë, mi përzuri para agimit… Edhe…
- Edhe çka?!...
- Pak para se të lindë Dielli më dhunoi mbi një çati, duke ma varë hajmalinë e fundit përqafe deri në fund të këmbëve…
- Kurva. Tashti shkruaka edhe hajmali…
- Nuk e di. Ende e kam përqafe…
Ma jep ta shohim, çka shkruan kurva!...
- Ja, ku e keni! Nuk më duhet më përqafe…
E hapën, dhe lexuan me zë:
Vitet e fundit ka filluar t’i dojë armiqtë
E përjetshëm. E urrej miqtë. Hadumët.
Që, e lëvdonin para syve. E shanin pas shpine.
Buçës i lëpiheshin pas. E lehnin në Atdhe
E shesin veten: për një post në Qeveri.
Vitet e fundit ka filluar t’i dojë armiqtë
Që, kudo e shanin. E mbanin në gojë.
Gjumi nuk i mirrte nga librat e tij. Poezitë.
Jerm folnin. E hanin veten pasmesnate
Shkaku i tij. Atdheu, burrë pa Grua…
- Kaq, ë?!... Nuk ka më…
- Jo.
- Edhe ti i thua kësaj hajmali?!...
- Po. E ka shkruar Nusja me pashterkë të kuqe…
- Kurva, që tashti na delë edhe hoxhicë…
- Nuk e di. Vetëm, e di se vjen pasmesnate. E hapë derën dhe gjithë natën më hedhë majë lisave… Çati më çati…
- Edhe ndonjë ditë kurva. Pashterkën e kuqe do t’ia varim në gardh t’i trembë sorrat…
- E dhashtë Zoti!… Nuk durohen vizitat e saja pasmesnate…Amen!...
12
- Babadimër, erdha në Shkup. V. RR. Mesazh ky, që më erdhi nëpërmes telefonit celular tri ditë para Vitit të Ri 2005... E ç’befasi ka Babadimri para Vitit të Ri, dihet: të shpërndajë dhurata. Patjetër, edhe këtë vit duhet t’i gëzojë fëmijët… Edhe gratë... E ngarkoi thesin me dhurata dhe u nisë për rrugë. Saja e priste në oborr. E tërhoqën qentë e Sharrit, dhe drejtë në sheshin e qytetit “Makedonija“. Aty e bëri edhe një fotografi me një çift rasti…
Në tavernën “Paris“ i zbrazi dy shtama me verë. Në ndërkohë erdhi autorja e mesazhit. Edhe ajo e porositi një birrrë.
- Hë. Babadimër, çfarë dhurate më ke sjellë për Vitin e Ri?!...
- Një shkop me flokë…
- Tjetër?!
- Tjetër, edhe një libër…
- Cilin?!
- Gratë e mia besnike…
- Hi-hii-hiii… Pse, a ende paska gra besnike?!...
- Po. Edhe atë para Vitit të Ri…
- Ëhë. Domethënë, atëherë kur Babadimri shpërndanë dhurata…
- Po.
- E tjetër, çka shpërndanë tjetër Babadimri?!...
- Netë pa gjumë…
- E, a e ka edhe për mua një natë pa gjumë?!...
- Po, në fund të thesit…
- E, kur do të ma japësh?!
- Sonte, pasmesnate…
- Me gjithë mend?
- Bëhu gati!...
- Dhe, Babadimri e nxorri shkopin me flokë nga thesi. E rrëzoi në shtrat. Me njërën dorë filloi ta shëllij bythëve... Piskati... Oh, ooh, oooh!... Edhe më fortë, Babadimër!... Edhe më fortë!... Bjeri sa të mundesh armikut!...Tërmet ra në dhomë…Thesi me dhurata u rrëzua në qilim… Rrëmujë… Pordhë e piskamë…
- Edhe njëherë!… Edhe njëherë!… Edhe një herë!... Shtatë herë me radhë… Luftë e përgjkashme… Plagën e dhjetë e mori pak para agimit… Vdiq…
Edhe mjëherë e ringjalli…
(Fragment nga antiromani: KULTUROFAGU (2006).
.