Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë, me 12.shkuet, 2025 organizoi një TRYEZË përkujtimi me rastin e 8O vjetorit të botimit të gazetës “Rilindja”. Në këtë manifestim ishin të ftuar shumë veteran të gazetarisë kosovare ndër vite, intelektual e qytetarë profesionesh të ndryshme nga jeta kulturore e Gjakovës. Manifestimi u mbajt në sallën e përurimeve “Teki Dervishi”, në bibliotekën e qytetit.
Manifestimin e hapi moderatoja e nderuar, Dea Krasniqi, me një talent të nivelit të lartë, e cila, pasi falënderoj të pranishmit, dhe lexoj disa nga mesazhet e atyre veteranëve të gazetarisë, që për arsye të ndryshme ,nuk kanë mundur të vijnë në këtë tryezë. Pastaj ia kaloi fjalën fillestare Prof..dr. Ruzhdi Safës, të palodhshmit, kryetarit të Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” në të Gjakovës .
Prof. Dr. Ruzhdi Sefa , në fjalën e tij përmbajtësore, foli për historinë e gazetës “Rilindja”, kohën dhe sukseset e arritura nëpër kohë, rrugë të cilën populli jonë e kaloi me mjaft vështirësi të politikave gllabëruese. Kjo “MEMORIE” historike mund të jetë një element kyç për të dhënë vlerë të kaluarës, për të mbajtur gjallë në kujtesë rëndësinë historike të mediave në shoqërinë kosovare.
Prof. Ruzhdi Sefa, misionin dhe rëndësinë e gazetës “Rilindja” e vlerësoi në disa aspekte ,duke cekur mendimet me ndikim të madh në shoqërinë kosovare. Filloi me “Ruajtja e Identitetit Kombëtar”, ”Pasqyrimi i realitetit të vështirë të Kosovës”, “Rezistenca ndaj diktaturës” ”Roli i madh në Lëvizjen Politike dhe Shoqërore e tjera.
Gjatë rrugëtimit të gazetës “Rilindja”, që fillimi, ka ngjarë shpesh që të hasë në “fërkime” mes misionit të saj si organ i pushtetit dhe rolit e ndikimit që kishte në ruajtjen e identitetit kombëtarë shqiptar, foli Dr. Ruzhdi Sefa. Pastaj profi bëri një paralelizëm të informimit të” Rilindjes”, deri në ndalimin e saj nga strukturat e dhunshme të pushuesit hegjemonist të klikës serbe, me 05. shtator,1990, duke cekur se informimi sot, kur kemi portale të shumat e mediume televizive, të cilat jo gjithherë na informojnë.
Në mbarimin e fjalës së tij prof. Ruzhdi Sefa, si pikë referencë ndaloi në “Rolin e gazetës Rilindja dhe medias moderne në edukimin dhe informimin e shoqërisë”, reference e cila u prit me dashamirësi nga publiku në sallën “Teki Detrvishi”.
Kryetari i SHI.”Jakova” z, Ruzhdi Sefa, njoftoj të pranishmit se për nderim të kësaj trashëgimie të çmuar dhe përpjekjet për ta ruajtur ndikim e saj, në Shoqatë është diskutuar për botimin e gazetës se re javore, “Rilindja e Re”, e cila do të vazhdojë misionin e gazetës origjinale. Kjo ide e shprehur nga prof.. Ruzhdi Sefa u prit me duartrokitje si shenje e aprovimit te iniciativës promovuese.
Prof. Dr. Ruzhdi Sefa.
Në vazhdim të Tryezës përkushtuese në 80 vjetorin e botimit të “Rilindjes” ,moderatorja Dea Krasniqi, fjalën ia kaloi Bashkim Hisarit, një veteran i dëshmuar në gazetarinë kosovare, i cili me kumtesën e tij ,”Rilindja”-Foleja e ngritjes intelektuale të shqiptarëve”, temë e cila zgjoi kureshtjen e të pranishmëve prezent. Ky personalitet i gazetarisë dhe kulturës sonë, elaboroi historinë e gazetës “Rilindja” nga dalja e deri te shuarja e saj nga diktatura e politikës Serbe në vitet 90-ta. Bashkim Hisari potencoi në veçanti elitën kombëtare e politike të kohës së pas luftës se Dytë Botërore,të cilët,në ato rrethane bënë të pamundurën për të pasur gazetën edhe shiptarët në gjuhën e tyre.Ishte ky kuadri intelektual e politik të shkolluar atëbotë në Shqipëri, si Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Zekiria Rexha, Emin Duraku, Xhevdet Doda, Esat Mekuli, Xheladin Hana, bartësit e rrjedhave politike, ekonomike por edhe kulturore e informative.
Me iniciativa të dëshmuara nga patriotët e kombit, si Fadil Hoxha e Zekeria Rexha, nga Tirana sollën mjetet teknike të shtypshkronjës dhe kështu me 12.shkuet,1945 në kryeqytetin e KA të Kosovës, fillon punën gazeta “Rilindja”. Emërtimin gazetës, sipas dëshmive historike të kohës, ia dha pjesëmarrësi i LANÇ, poeti e intelektuali Esat Mekuli, si mirënjohje e rilindësve të kohës së kaluar. Z. Hisari, në detale përmendi edhe shumë emra tjerë të kohës si kontributëdhës për gazetën “Rilindja” e cila e dha provimin e kohës në zhvillimin dhe emancipimin e popullit tonë, ku analfabetizmi ishte nën parashikimin e duhur të popullit në Kosovë. Me gjitha vështirësitë e cezurat e kohës. ”Rilindja” hatëroi me kohën falë këmbënguljes dhe qëndresës së plejadës së intelektualë e gazetarëve të skalitur nëpër vite...Ajo ngadalë u shndërrua në një shtëpi botuese grafitë në kuadrin e se cilës u botuan edhe shumë gazeta e revista tjera, deri në vitin 1990,kur dhunshëm u bë ndalimi i saj nga politika okupuese serbe .
Agim Jaka, një tjetër veteran i çmuar i gazetarisë kosovare, në Tryezën e lartëcekur, me kumtesën e tij, pos historisë e vlerave të gazetës “Rilindja”, dhe rolit të saj pozitiv në çdo aspekt të jetës, potencoi “garniturën” e çmuar të gazetarëve gjakovarë, të cilët me mish e me shpirte, dhanë çdo gjë nga vetja për zhvillimin e gjithmbarshëm të jetës shoqërore e kulturore. Në Kosovë. “Rilindja” u bë shkollë ku e mësuan profesionin e gazetarit shumë intelektual, të cilët më vonë u bënë profesionist të tyre jetësor,” tha prof.. Agim jaka. Pastaj potencoi emrin e parë të gazetarit nga Gjakovë që ishte Xhafer Vokshi, ndërsa nga gjinia femërore, gazetarja e parë theksohet Hidajete Domi, e cila me 14.shkurt,1947 shkruan për kujdesin e grave të Gjakovës, për familjet e vobekta.
Foto nga publiku.
Gazetarët veteran të cilët ishin prezent në këtë Tryezë përkushtuese, si Esat Dujaka, Jusuf Meqa, Blerim Vula, dhanë vlerësimet e tyre për rolin e pamohueshëm që bënte gazeta “Rilindja” për prosperitet në të gjitha fushat e jetës, por, duke potencuar edhe vështirësitë jo të vogla që buronin nga përgjegjësia dhe censura e kohës...
Doajeni i gazetarisë, shkrimtari e publicisti, Esat Dujaka, me emocion të veçantë tregoi sqaronte punët e përgjegjësitë në karrierën e gazetarisë, duke theksuar në fund, “se ne, nuk e kemi merituar që mbesim pa “Rilindje”, me te cilën u rritem dhe kontribuuam me tëra mundësitë e kohës....” Nga publiku pati të interesuar për të shtruar pyetje dhe vlerësime për gazetën “Rilindja” ,ndër të cilët ishte edhe Prof. Sidorela Doli, e cila trajtoi gazetën në shumë aspekte pozitive, e posaçërisht në moshën e saj kur ajo ishte e re, se sa me vëmendje përcillte faqen për fëmijë që botohej n kuadër te gazetës Rilindja.
Së fundmi, vlenë të ceket se Shoqata e Intelektualëve të Gjakovës, në krye me .Prof. Dr. Ruzhdi Sefa, me organizime te tilla gjatë gjithë vitit, duke zgjedhur tema pikante për vlerat kombëtare, ka dhënë dhe po jep kontribut të madh në jetën kulturore e intelektuale në qytetin e Gjakovës, e jo vetëm, për çfarë, meriton respekt dhe mirënjohje të sinqertë.
Folësit gjatë Tryezës në 80 vjetorin e gazetës “Rilindja”. Fotot e bashkangjitura tekstit janë nga aparati i Shkelzen Rexhës.