Lumturia

Kultura

Lumturia

Nga: Lis Bukuroca Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 13:28
Lis Bukuroca

Popujt më të lumtur në botë jetojnë në vendet ku ka barazi të vërtetë mes burrave dhe grave:

1. Finlandë

2. Danimarkë

3. Islandë

4. Suedi

5. Izrael

6. Holandë

7. Norvegji

8. Luksemburg

9. Zvicër

10. Australi

Në vendet e tjera, burrat besojnë se janë të lumtur sepse shtirjen e lumturisë e ndërtojnë mbi vajet e grave dhe bijave të tyre. Po, ka kriminalitet edhe nga të huajt në Gjermani, por rreth 80% e tij kryhet nga burra. 

Në Shqipëri, kjo shifër arrin në 94%. Këto fakte mjaftojnë për të na përfaqësuar dhe udhëhequr në politikë 94% gra dhe vetëm 6% burra. Bota nuk ka probleme me refugjatët që vrasin, por me burrat e paemancipuar. 

Burrat janë të mirë si zëvendës, truproja dhe shoferë, por jo aty ku ka përgjegjësi për një komb të tërë. Shumica e burrave në politikë vuajnë nga megalomania, janë sociopatë dhe kanë çrregullime të personalitetit.

E kaluara dhe e sotmja dëshmojnë se shumica e luftërave dhe padrejtësive sistematike janë kryer apo vazhdojnë të kryhen nga burra, të shtyrë nga një dëshirë e pakontrolluar për dominim dhe pushtet. 

Në vendet ku gratë udhëheqin, ka më pak korrupsion, më pak dhunë dhe më shumë drejtësi sociale.

Përveç kësaj, në shumë kultura, djemtë edukohen me idenë se dominimi u përket atyre që nga lindja – si një dhuratë që bazohet në organet gjenitale, jo në aftësi – vetëm për shkak të gjinisë mashkullore – ndërsa gratë duhet të luftojnë për çdo gjë drejt barazisë. Edhe brenda familjes. Gratë ende diskriminohen edhe në shtëpitë e vet.

Kjo mënyrë edukimi dhe ky mentalitet prodhojnë një kulturë ku burrat e keqpërdorin pushtetin dhe e mbajnë atë me çdo kusht, edhe kur dështojnë të qeverisin në të mirë të shoqërisë. Edhe kur e dëmtojnë vendin dhe popullin.

Këmbëngulja për të ndryshuar këtë cikël të vazhdueshëm mjerimi e fatkeqësie, nuk është vetëm çështje e drejtësisë sociale, por edhe një domosdoshmëri për një botë më të sigurt, më të drejtë dhe më të lumtur për të gjithë.

Nëse voton dhjetë burra shqiptarë, mundësia është që nëntë e gjysmë prej tyre të jenë të korruptuar apo kriminelë. Nëse voton dhjetë gra, katër prej tyre mund të sillen si burrat. 

Ti vendos me votën tënde: a do lumturi në shtëpi, apo do të shtiresh se je i lumtur diku në Perëndim?

Pra, me një grua shqiptare, mundësia është shumë më e madhe që të votosh një person me dinjitet, me inteligjencë emocionale dhe me empati sesa një burrë. 

Kur ta kuptosh këtë, ke zbritur në shekullin tonë: në atë të jetës së mirë dhe të lumturisë. Pa gra të lumtura, nuk ka familje të lumtura, dhe për pasojë, as komb të lumtur. Kur lufton për barazinë e grave, lufton për lumturinë e fëmijëve tu nesër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat