Një parajsë po mbjell në shpirt,
Po e zgjas dorën për të ndihmue,
E gjej botën atje ku due
E fal zemrën atje ku duhet.
Jam në paqe them me veten
Jam në rrugën që unë e due,
Si kristali paqja po të bëka,
Edhe shpirtin po ta pastroka.
Fali dashni atje ku duhet,
Fali mallin për njerzëit e duhur,
Paqja sytë po t'i hapka,
Te njerëzit e duhur po të dërguaka.