“Klonimi” i dashurisë për vendlindjen në një “Almanak”

Kultura

“Klonimi” i dashurisë për vendlindjen në një “Almanak”

Nga: Përparim Hysi Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 18:18
Përparim Hysi

Autorin NAUN KULE që ka botuar këtë"Almanak" me krjuesit e Libofshës e njoh prej kohësh. Nëse tani është 80-vjeçar,60-vjet ka që shkruan. Është nga LIBOFSHA e FIERIT dhe aq ka shkruar për LIBOFSHËN dhe NJERËZIT që nderojnë jo vetëm LIBOFSHËN,por dhe FIERIN,MYZEQENË dhe deri gjithë SHQIPËRINË, sa,ngaqë e njoh penën e tij me vlerë,i kam propozuar miqësisht që mbiemrit "KULE" t'i shtojë dhe atë"LIBOFSHA". Ky nuk është një propoziim intim,por jo vetëm i qëlimshëm,por dhe i merituar. Jam nga ato anë:LIBOFSHËN dhe gjithë galerinë e krijuesëve në këtë ALMANAK,me pak përjashtime, e njoh mirë dhe,nëse dikush ma merr sikur po ia rritë karizmën NAUN KULES, kam të drejtë të mbrohem ndaj kujtdo,duke i kundërvënë pyetjen:- A më gjeni kund një tjetër apo të gjashmin e tij që të ketë lakuar në gjithë rasat e GJUHËS SHQIPE,LIBOFSHËN dhe NJERËZIT që ia zbukurojnë ballin LIBOFSHËS? Padyshim:asnjë tjetër.

Kur shfletoj"ALMANAKUN",më duket sikur takoj një grup njerëzish të njohur. Dhe nëse shkoi më tej:-Pse ndodh kështu me mua? Përgjigja është e thjeshtë dhe e menjëhershme:-Edhe unë jam nga LIBOFSHA! Brenda këtij pohimi që dikush vë dyshim,i përgjgjiem me një sentencë po nga MYZEQEJA që thotë:-Në një vend,po pive dyzet sapllake me ujë,je vendali!! Kam punuar tri vjet të mira në prag të viteve '60-të të shekullit të kaluar si mësues dhe për katër vjet si nspektor në Drejtorinë Arsimore të FIERIT e kam patur LIBOFSHËN si zonën time,nga viti 1966-2000.

LIBOFSHA është një trevë që nderon jo vetëm FIERIN,por dhe MYZEQENË.Aty për herë të parë,në vitin 1908 është hapur SHKOLLA e PARË SHQIPE dhe guxoj të shtorj pyetjen:-Përse në LIBOFSHË dhe as në një qytei si FIERI apo LUSHNJA? NUAN KULE duke shkruar këtë"ALMANAK",më kujton disi DEMOSTENIN e lashtë që"harxhoi më shumë vajë(ndizte kandilin) se sa verë".Analogjia nuk është kurrë e barabartë, ama kur shoh që hulumtimet e tij si studiues,rendin deri në arkiva ku fletët e dëshmitë kanë zënë pluhur,atëherë bindesh se ke të bësh me një studiues skrupuloz. Autori zbulon që qysh në vitin 1910 në Selanik ,ZOI NDREKO LIBOFSHA ka botuar poezi shqip,ku si kredo është sentenca:"Gjuhën Shqipe ta mësojmë/Ne duam të mos e harrojmë. Ky dokument letrar NAUN KULES nuk i erdhi si dhuratë apo si një vezë e kuqe DITËN E PASHKËS. Ky zbulim flet për një krjues që nuk fle rehat. Ai sikur ka bërë të vetën atë thënien e lashtë të LUKRECIT që thotë:"Mos lini asnjë orë të shkojë kot. Bëhu ZOT i të sotmes".

Duke sjellë një galeri NJERËZISH që nderojnë LIBOFSHËN dhe më tej,ai nuk rreh gjoksin që unë e s'ka tjetër. Përkundrazi,e lë "ALMANAKUN..." si një portë që rri hapur edhe për KRIJUES të tjerë. Nëse i ka hyrë këtij ALMANAKU,më duket se ka patur si qëllim atë që ka thënë në lashtësi CIECERONI që thotë:" O popuj ruani dhe shkruani për njerëzit e mëdhenj,se prej tyre do t'u njohë bota". Dhe vërtet shumë njerëz nuk e dinë se ku bie LIBOFSHA;por njohin përshembull REGJISORIN e MADH KRISTAQ DHAMO dhe,përmjet tij,e marrin vesh;apo për Mësuesin dhe LUFTËTARIN,NAUN DOKO PRIFTI që arriti deri Rektor në TBILISI të GJEORGJISË dhe mund të vazhdoja dhe me personalitet të tjera të kësaj treve.

Duke parë me sykritk këtë libër, mund të them me plot gojën atë që thotë GËTE:"Të shprehesh me përpikëri,kjo është nisja dhe mbarimi i çdo arti". Me autorin,NAUN KULE, duke shkruar këtë"Almanak" ka ndodhur ajo që thoshte POETI SPANJOLL.FREDRIK GARCIA LORKA(1898-1936):"Çdo libër është një oborr.Lum ai që di të mbjellë lule në atë obor se ushqen shpirtin e vetë". "LULET e oborrit të NAUN KULES na ushqejnë edhe ne si lexues. Urime NAUN KULE-LIBOFSHA!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat