Pesëqind vjet para Krishtit
Ishte kohë pagane
Të gjithë i faleshin Mbretut të Kidnit
Në Dri të Zi, asaj ane.
Gjaku i Kidinit, Koltrakës e Kastriotit
Ata mbretëruan mot pas moti
Pali, Gjoni, Gjergji-Kryezoti
Dy Sajnat, si dy pika loti.
I kishte në zotërim Pal Trojvogjli
Ai tashmë thirrej Pal Kastrioti
Në Trojvogjël vëlla kishte Pal Kukën
Gjithmonë përmbi sy e mbante kësulën.
Atëhere jetonin kohë të arta
Përballonin kobet që sillte nata
Njëri tjetrin respektonin si vëlla
Flamuri krenar valëvitej në kala.
Prajft në kisha të Sajnës ishte Reposhi
Gjysh Pali e deshi si sytë e dritës, jetës
Për të krenar ishte dhe baba Gjoni
Të pastër dashurinë e kishte si ujët e Setës.
Të vrullshme dashurinë e kishte si ujë i Gramës
Nuk ka më të ëmbël se dashuria e babës e nënës
Nuk ka më të ëmbël se dashuria për Vatanin
Nuk ka më të ëmëbl se dashuria për shtëpinë e stanin.
Fisi Prajfti, Bardhi, Drizi, Koltraka
Janë më të moçëm se shqiponjat me flatra
Fisi Prajfti bënte shërbesë në kishë të Sajnës
Ndaj përherë ka marrë bekimin e nanës.
Shërbesë bënin që në kohë të Palit
Ndaj mbiemri Prajfti u ngeli djalë pas djalit.
Pas vdekjes së Gjergjit erdhi sundimi i Turqisë
Në myslimanë u kthye shumica e njerëzisë.
Emër mysliman mori gjysh Halimi
I cili u martua me Naslie Hunën
Sa i madh ishte gëzimi
Se Hunët, fis gjerman, nuk ua shponte plumbi gunën.
Gjysh Halimi me Naslie Hunën
Lindën e rritën gjashtë fëmijë
Që të gjithë pasion kishin punën
Mezi prisnin dita sa të gdhijë.
Enver Prajfti, ajka e burrit
Në punë i nxirrte ujë gurit
Në krah kishte vëlla Halimin
Në këngë garonte me bilbilin.
Kishte katër motra si drenusha
Xhilen, Fluturën, Shyqyrija e Rrushja
Dalluar për mikpritje e atdhetari
Përballojnë jetën me krenari.
Nëntë fëmijë pati Gjon Kastrioti
Nëntë fëmijë Enverit i fali Ziti
Zhaneta, Asllani, Alindi, Astriti
Ridjoni, Rolando, Edmondi sypetriti.
Dy fëmijë i vdiqën të njomë
Vëlla Edmondi e motra Manjolë
Zoti bëri mrekulli
Solli në jetë Edmondin e Ri.
Kur mësuam kush e zëvëndësoi Manjolën
Faqeve tona lotët na rrodhën
Erdhi nusja e Edmondit belholla
Mrekullia e Zotit me emrin Manjola.
Nëntë fëmijë lindi nëna Leme
I rriti, edukoi me dashuri zemre…
Me Enver Prajftin burrë me besë
U siguroi më të mirën jetesë.
Djemtë punojnë në Itali e Gjermani
Kurbeti është bërë një trashëgimi
Dhe Enveri pas komunizmit emigroi
Në tokën Helene vajti e punoi.
Edmondi e Manjola u lumturuan
Me dy fëmijë në jetë fluturuan
U erdhi Amelja dhe Eljani
Si dy monedha të arta medaloni.
Por Edmonidi, djali i vogël
Bashkë me nuse Manjolën
Ndërtuan shtëpi në Tiranë
Babës e nënës u rrinë pranë.
Fajsi Prajfti me histori të ndritur
Burra trima gjithmonë ka rritur
Mbahet mend Hani Prajfti gjoks arueshe
Me Koltraket i doli Serbisë për fushe.
Edhe kur llogoret ishin mbush plot ujë
Heroizmi i tyre bëri bujë
Kjo Kidna paska djem me huqe
Vunë kufirin tek Molla e Kuqe.
Kur e pytën plakun e Prajftit
Se kush është mbi Shtatë Teqe
Ai që ta pret rrylën e fytit
Është grykëholla ime që djeg teneqe.
Djeg teneqe kur djeg barutin
Kur në themel shkatërron harbutin
Kur ngre këngën me sharki
Katër Vilajete, një Shqpni.