Kosova, 17 vjet shtet

Kultura

Kosova, 17 vjet shtet

Nga: Dedë Preqi Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 16:45
Dedë Preqi

Dje, ishe në mes ferrit

Në mes ankthit e tmerrit,

Vetëm një dritë shkëlqente

Që shpresën do t’a kthente.

E nëpërkëmbur n’mes Evropës

E lënë shpeshherë në harresë,

E ndarë nga trungu e hedhur si gogël

Që mund t’shpërthente sa një atom i vogël.

Sa plagë e dhimbje i ke në palcë

Dikush nuk i besonte rrëfimit tënd,

Sikur askujna nuk do i përngjanë

E qëndrueshme e fortë si shkëmb.

Sot i mbush plot 17 vjet shtet

Kosovë, je e zonja e vetëvetës,

S’bashku dhe me miqtë e vërtetë

Feston ditën më të lumtur të jetës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat