Pavarësia e Kosovës i ruan kujtimet tona

Kultura

Pavarësia e Kosovës i ruan kujtimet tona

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 06:31
Milazim Zeqiraj

Kosova ndër vite eci pa u lodhur 

korridoreve të errta 

më shumë përipeti.

Secili ja la një fjalë 

Secili ja la një dhimbje

Secili ja la një shpresë.

 

Pa ndërpre stuhit gjakatare 

derdheshin në ne. 

Na pengonin në rrugën tonë

por ne kurrë se pranuam dorzimin.

Barra u lehtësu atëhere

kur diejetari u bë fjala kryesore e jonë. 

Ne e dinim atëhere kush ka të drejtë

më folë në emër të vendit.

Më veshtërsi sebashku më miq 

kaluam nepër stuhi

dhe arritëm lirin më 12.6.1999.

Shpërthimi i Lirisë 

për Kosovën në Prishtinë

Të diellen me datën 17.2.2008

në ora 15.38 minuta  

për hirë të së ardhmës

Kosova shpallet shteti më i ri në Botë.

Të mirat dhe dështimet tona 

kanë emra njerëzish. 

Ne nuk i harrojmë.

17 Shkurt 2025

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat